Haris Kontogiorgis, një boksier 35-vjeçar me origjinë shqiptare, u qëllua nga një person i panjohur teksa po hynte në një palestër. Ngjarja ndodhi në rrugën Ekavis, në Galatsi. Ai mori të paktën katër plumba dhe dha frymë brenda pak minutash.
Kontogiorgis njihej me pseudonimin “Dirty Harry” dhe ishte një boksier me përvojë, i njohur për shumë duele në Greqi.
Burime policore thonë se jetëhumburi ishte përfshirë në afera të jetës së natës dhe shumë e shihnin si “pasardhës” të xhaxhait të tij dhe aty po kërkojnë motivet e krimit.
Sepse, ai ishte nip i një personi të ekzekutuar muaj më parë në Metamorfozis, ku sipas policisë greke, kishte si motiv larjen e hesapeve. Edhe ky ishte boksier, 58 vjeç, i cili stërviste nipin. Dhe që të dy patën të njëjtin fund. /sarandacity.al/