Me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi miratoi qeverinë “Rama 3”.
Pas një seance maratonë që zgjati deri në orën 6:40 të mëngjesit, u votëbesua qeveria Rama për herë të tretë në drejtimin e vendit.
Seanca plenare nisi ditën e djeshme në orën 10:00 të mëngjesit dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Pas miratimit në Kuvend, pritet edhe betimi në Presidencë i kabinetit të ri qeveritar.
Emrat e ministrave të qeverisë ‘Rama 3’:
Kryeministër – Edi Rama
Zëvendëskryeministër – Arben Ahmetaj
Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme – Olta Xhacka
Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
Ministër i Punëve të Brendshme – Bledi Çuçi
Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
Ministre e Kulturës – Elva Margariti
Ministre e Mjedisit dhe Turizmit – Mirela Kumbaro
Elisa Spiropali – për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilalli – ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi – ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi – ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve
Kryetare e Parlamentit – Lindita Nikolla /sarandacity.al/