Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Rama befason me Presidentin e ri: një mjeko-ushtarak, për pasues të Metës

by PorositWeb
4 Qershor, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Rama befasoi me emrin e propozuar për President të ri të shtetit, krejt jashtë çdo parashikimi. Ai artikuloi emrin e Bajram Begajt, njeriut nr. 1 të Ushtrisë Shqiptare, pra shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, si njeriu që do pasojë Metën. Njëherësh, Begaj është dhe  një mjek.

Rama deklaroi se Begaj është një figurë e denjë për postin e kreut të shtetit, duke thënë se ai ishte përzgjedhur mes 24 kandidatura.

Pak pasi i bëri me dije publikut emrin e tij, Rama u takua me Begaj, duke këmbyer këto fjalë:

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rama: Sot kemi pasur një diskutim në Kryesi shumë të gjatë, me shumë kandidatura dhe në fund ramë dakord që ishe kandidatura e duhur për ta normalizuar dhe për të institucionin e Presidencës.

Ju falenderoj që ju nuk shfaqët refuzim por pranim. Do të jetë nder për ne që tu japim votën dhe të zgjidheni zyrtarisht President i Republikës.

Begaj: Faleminderit kryeministër! Është vlerësim shumë i madh të jem president. Do të jem në lartësinë e detyrës. Nëse do të votohem do jem i lumtur ta kryej detyrën me dinjitet.

Rama: Ne kemi bindjen se ju do të jeni në lartësinë e kësaj detyre. Të gjithë ato që morën fjalën folën me respekt dhe bindje që ju do të bëni më të mirën në atë detyrë. Uroj që të jeni deri në fund besnik ndaj shtetit. Ju do ta merrni shpejt.

Begaj: Nderi, detyra dhe Atdheu janë motoja e punës dhe besoj që do të jem 24/7 në shërbim të kësaj motoje.

Po kush është gjeneral Bajram Begaj?

Gjeneral major Bajram Begaj ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998.

Gjeneral major Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë” në Shqipëri, si dhe mban titullin “Profesor i asociuar” në Mjekësi.

Gjatë karrierës 31-vjeçare ushtarake ka kryer: kursin e lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen;  shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, specializimin pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, kursin e menaxhimit spitalor dhe kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe kursin e specializimit në fushën e mjekësisë dhe kursin e Shëndetësisë, në Greqi.

Gjeneral major Begaj mbajti postin e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcat e Armatosura, ndërkohë që në 31 vitet e karrierës në FA ka mbajtur një sërë detyrash mes të cilave: shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, drejtor i Spitalit Ushtarak, drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar etj.

Begaj u dekretua nga Presidenti Ilir Meta në korrik 2020 si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Jo vetëm lot në varrimin e Nishanit

Next Post

Nga Stambolli, Meta “qesh me presidentin e ri”

PorositWeb

Related Posts

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Reagimi i parë i Ramës pas rimarrjes së Himarës
Politikë

Reagimi i parë i Ramës pas rimarrjes së Himarës

5 Gusht, 2024
Tavo dropulliti, kryebashkiak i ri i Himarës
Kryesore

Tavo dropulliti, kryebashkiak i ri i Himarës

5 Gusht, 2024
Pse njeriu i OMONIA-s shmang një pyetje nga “servili” i qeverisë?!
Politikë

Pse njeriu i OMONIA-s shmang një pyetje nga “servili” i qeverisë?!

31 Korrik, 2024
Rama befason me ndryshimet në qeveri: Rendi, te një emër i ri
Politikë

Rama befason me ndryshimet në qeveri: Rendi, te një emër i ri

29 Korrik, 2024
Rama, dhjetë vjet vonesë për atë që duhej të ishte e para në qeverisjen e tij
Politikë

Rama, dhjetë vjet vonesë për atë që duhej të ishte e para në qeverisjen e tij

22 Korrik, 2024

Comments 4

  1. Crie uma conta gratuita says:
    2 muaj ago

    Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?

  2. namo89 says:
    2 muaj ago

    408560 710378I dont leave a great deal of comments on plenty of blogs each week but i felt i had to here. Do you want many drafts to make a post? 487144

  3. Blub says:
    1 javë ago

    155817 525720As a result youll require ultra powerful online enterprise ideas to keep operating in finding into matters proper your incredible web-based work. MLM 497290

  4. VOX casino says:
    2 ditë ago

    451850 810068Id need to verify with you here. Which is not one thing I generally do! I take pleasure in reading a submit that will make individuals think. Furthermore, thanks for permitting me to remark! 433315

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.