Ish-deputeti i Sarandës Koço Kokëdhima ka thyer heshtjen pas një lajmi lidhur me një operacion të quajtur “Bregdeti Ynë”, me anë të të cilit kryeministri ka paralajmëruar të pastrojë bregdetin nga çdo ndërtim pa leje, që do të thotë se dhe Sarandën e Ksamilin e pret një furtunë ruspash.
Por për Kokëdhimën, kjo është një poshtërsi.
Në vetën e parë, duke u konsideruar ende faktor politik e publik, Kokëdhima shkruan:
“Qëndrimi im ka qenë dhe është i i palëkundur: Pas çdo ndërtimi pa leje fshihen zyrtarët e korruptuar që me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar shkeljen e ligjit, në këmbim të rryshfetit apo të votave. Ata duhen çuar përpara ligjit, jo individët që investuan.
Zbythja e ligë e shtetit nga kontrolli i territorit për t’u kthyer më pas me ruspa është një dëm kolosal ndaj pasurisë sonë kombëtare.
Kjo dramë, që luhet mbi shpinën e shqiptarëve, do të marrë fund vetëm kur të rrëzohet nga pushteti klika e korruptuar“, shkruan njeriu që deri dje ishte një ndër simbolet e Rilindjes, madje cilësohej dhe si “Beu i Jugut” për shkak të pushtetit të madh që zotëronte në jug.
Nga ana tjetër, Rama ka paralajëmruar ndëshkim pikërisht për ata që pretendon Kokëdhima.
“Javën e ardhshme forcat Policisë së Shtetit dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit do të nisin operacionin ‘Bregdeti Ynë’, për të fshirë nga harta e pasurisë më të madhe të popullit shqiptar çdo ndërtim pa leje, duke nisur me ato që janë në proces në thyerje flagrante të Kodit Penal dhe për të çuar përpara drejtësisë çdo shkelës të ligjit (qoftë në krejt zinxhirin e ndërtimit nga investitorët deri tek punonjësit e kantiereve, e qoftë në radhët e vetë policisë, nga shefa e deri tek punonjës, që me veprimet a mosveprimet e tyre kanë lejuar shkeljen e ligjit)”, shkroi i pari i qeverisë. /sarandacity.al/
889860 812603Hello! Ive been following your weblog for a while now and finally got the courage to go ahead and give you a shout out from Kingwood Texas! Just wanted to mention maintain up the good function! 302969
649838 320611Echt tolle Seite. Rubbish bin eigentlich nur per Zufall hier gelandet, aber ich bin jetzt schon complete von der tremendous Seite beeindruckt. Gratuliere dazu!! Viel Erfolg noch durch der sehr guten Home-page mein Freund. 486525
945676 472704Nicely picked details, several thanks to the author. It is incomprehensive in my experience at present, nonetheless in common, the convenience and importance is mind-boggling. Regards and all the best .. 385310