Në një takim me kryebashkiakë, me temë plehrat, kryeministri Rama me në krah ministren Kumbaro, goditi rëndë Himarën, më saktë Jorgo Goron e atyshëm.
“Nuk e konceptoj dot që një pedonale që përshkohet në këmbë, sikur Jorgua a Gjergji të çohet në 4 mëngjesit dhe me një trastë në dorë të mblidhte mbetjet. Çohem unë para atij dhe pastaj vjen një dumdum që nuk e di ça viti është dhe mbledh plehrat. Duke qenë se jeni të zgjedhur nuk mund të bëja dot transferimin e Pjerinit në Himarë dhe Jorgos në Lezhë. Puna është që të kemi dy Pjerinë dhe jo dy Jorgo”, tha Rama, duke vlerësuar punën e Pjerin Ndreut të Lezhë.
“Kemi bregdetin, që është bërë problem i madh dhe do të jetë problem gjithmonë e më i madh sepse rriten numri i turistëve. Por përtej sezonit, kemi pamje të ndotjes që janë e përditshme, e dhimbshme, e turpshme të bashkisë Himarë, që është simboli të fjeturit gjumë përballë plehut”, shtoi i pari i qeverisë.
Ai paralajmëroi deri në penalitete ndaj atyre kryebashkiakëve që s’kryejnë detyrën në këtë drejtim. “Sanksione deri në marrjen në administrim të bashkisë, sigurisht me çuarjen e kreut të Bashkisë në Prokurori. Do ta bëjmë këtë nëse nuk do ta gjejmë partnerin e duhur në territori dhe që do të bëjnë që Shqipëria të jetë sezonin e ardhshëm shembull i pastërtisë”, tha Rama. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?