Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Rama, i zymtë e i troçtë: Jemi në luftë!

by PorositWeb
8 Mars, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Është e qartë tashmë se vendin e pandemisë COVID e ka zënë Ukrainas; pra, “armiku i padukshëm” është zëvëndësuar nga “i dukshmi”, rusët në këtë rast, të cilët po trondisin rendin global me sulmin e tyre ndaj fqinjit ish-sovjetik, Ukrainës. Dhe e gjitha kjo me një efekt ekonomik global.

Për këtë doli para medias i pari i qeverisjes shqiptare, për t’u dhënë mesazhin bashkëatdhetarëve se një kohë e vështira në pret, me çmime të ngritura dhe me një krizë energjitike nën kërcënim të vazhdueshëm.

Duke veçuar çmimi e naftës, si më i ndjeshmi këto ditë, ai tha se duhet të jemi të përgatitur për skenarin më të keq.

“Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, nuk është qeveria që ngre apo ul çmimet e mallrave të konsumit, është tregu dhe tregu është i ndjeshëm ndaj të gjitha krizave, e jo më ndaj një lufte, Europa.

Duhet të përgatitemi për çdo skenar, askush nuk e di se çfarë do të ndodh, jemi në të njëjtat kushte me pandeminë, kur nuk e dinim kohëzgjatjen, zhvillimet në dinamikën e tyre dhe kur u përgatitëm për disa skenarë.

Duhet të përgatitemi psikologjikisht edhe për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji ose naftë, ky është skenari më dramatik”, tha Rama, duke bërë me dijë se dhe për këtë krizë të re do ketë një komitet të posaçëm.

“Do krijojmë një komiteti të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. Ne nuk jemi në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por jemi si të gjitha vendet e tjera të NATO-së, edhe më gjerë sesa vendet e NATO-s, në kushtet e përdorimit të përditshëm ekonomik në përballimin e kostove dhe vlerave në çmim të mallrave të konsumit”, shtoi.

Rama i bëri një përshkrim të zymtë situatës, duke thënë se ajo duhet kuptuar qartë, nga çdokush.

“Nuk është një film si ajo që shohim nëpër ekrane. Është luftë reale, si në Luftën e Parë Botërore, si në vitin famëkeq të përpjekjes për spastrim etnik në Kosovë. Kjo ka brenda misionin e vështirë ushtarak, të paneglizhueshëm.

Duhet të jemi të vetëdijshëm se ka ndryshuar bota ku jetojmë në këto 13 ditë dhe është kthyer përmbysë, jemi në kushte lufte. Nuk po zhvillohet fizikisht këtu, bombat nuk janë mbi kokat tona, familjet tona janë të sigurta, por impakti është qartësisht i prekshëm në ekonominë e vendit. Detyrimi unë të garantojmë vazhdimësinë me sa më pak dhimbje, por pa dhimbje luftë nuk ka. Nuk është as vullneti ynë, as ën mundësitë tonë ta shmangim, duhet ta përballim.

Siç ia dolëm në dy përballjen e tjera, do t’ia dalim sërish. Nuk e zgjodhëm as tërmetin, as COVID-in, kjo që ka ardhur është më e keqja.”, tha Rama, për të cilin duhet theksuar, është gjendur në kohën e gabuar në raport me paraardhësit e tij në paskomunizëm. /sarandacity.al/

Porosit Web Porosit Web Porosit Web
Tags: Kryesore
Previous Post

I ndodhur në kohën e gabuar: Rama, përsiatje mbi “armikun e dukshëm”

Next Post

Një e dhënë nga Greqia që Shqipëria s’është “qendra e botës”

PorositWeb

Related Posts

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Reagimi i parë i Ramës pas rimarrjes së Himarës
Politikë

Reagimi i parë i Ramës pas rimarrjes së Himarës

5 Gusht, 2024
Tavo dropulliti, kryebashkiak i ri i Himarës
Kryesore

Tavo dropulliti, kryebashkiak i ri i Himarës

5 Gusht, 2024
Pse njeriu i OMONIA-s shmang një pyetje nga “servili” i qeverisë?!
Politikë

Pse njeriu i OMONIA-s shmang një pyetje nga “servili” i qeverisë?!

31 Korrik, 2024
Rama befason me ndryshimet në qeveri: Rendi, te një emër i ri
Politikë

Rama befason me ndryshimet në qeveri: Rendi, te një emër i ri

29 Korrik, 2024
Rama, dhjetë vjet vonesë për atë që duhej të ishte e para në qeverisjen e tij
Politikë

Rama, dhjetë vjet vonesë për atë që duhej të ishte e para në qeverisjen e tij

22 Korrik, 2024

Comments 2

  1. best gym equipment says:
    3 muaj ago

    118470 184511Wonderful weblog, Im going to spend far more time reading about this topic 48601

  2. www.thinkwatt.me says:
    4 ditë ago

    350283 979291I like the valuable info you supply in your articles. Ill bookmark your blog and check once more here frequently. Im quite certain I will learn plenty of new stuff proper here! Very good luck for the next! 348954

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.