Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Nënkryesore Politikë

Rama “nën sulm” për naftën, arsyeton çmimin padëshiruar

by te Sheshi
4 years ago
in Politikë, Të fundit
0
VIEWS

Kryeministri Rama e ka parë veten sërish në sulm lidhur me rritjen e çmimit të naftës, shkuan në rekordin e 2300 lekëve për litër, duke u përpjekur sërish të arsyetohet se është i pafuqishëm ta frenojë këtë. Si argument ai sjell faktin e çmimit të energjisë, ku siç thotë, nga fakti se është mall i shtetit, mbahet nën kontroll. Por sipas tij kjo nuk mund të ndodhë më mallin e privatit.

Ai mbrohet dhe me faktin se rritja e çmimeve nuk është vetëm në Shqipëri por kudo, e se aty efekton së fundi dhe situata e luftës në Ukrainë.

Në një prej komunikimeve të zakonshme në FB, ai shkroi në përgjigje të një pyetjeje:

“Çfarë po ndodh me çmimin e naftës dhe miellit, si është e mundur qe nuk ka një kontroll për këto gjëra?

S’është e drejtë të rriten çmimet në çdo sekondë, duhet të keni një zgjidhje për këtë”, e pyet komentuesi.

Ia kthen i pari i punëve në Shqipëri:

“Po bëhet luftë, luftë prej vërteti, luftë me bomba e me viktima e me plagë te jashtëzakonshme, kjo po ndodh dhe po të ishte i mundur kontrolli i çmimeve nga qeveria, do e kishte ndonjë qeveri në Europë ku çmimet po rriten edhe më frikshëm se këtu, ndërkohë që këtu nuk po rritet ende energjia elektrike, pikërisht sepse shteti që e shet dhe e blen energjinë, ndryshe nga nafta e mielli e tërë të tjerat që shiten e blihen nga privatet, po e mban me dhëmbë kur i thonë llafit pikërisht që të lehtësojë sadopak familjarët!

Që s’është e drejtë kjo nuk diskutohet, po s’ka si të mos ndodhë në këto kushte alarmi në të gjitha tregjet dhe me sanksionet ndaj Rusisë që është eksportuesi më i madh në Europë i gazit, naftës dhe grurit, por ama nga ana tjetër s’ka se si të mos e marrim edhe ne bashkë me tërë të tjerët, një pjesë të barrës së luftës së ukrainasve kundër një agresioni ushtarak mbi shtetin e tyre sovran e demokratik, sepse historia na ka mësuar më shumë se një herë që kush mbyll sytë kur i vjen tjetrit lufta në shtëpinë e vet, shumë shpejt e ka luftën në shtëpinë e tij”.

Më herët, kryeopozitari Basha doli e tha që qeveria duhet të heqë atë që ai e quajti “taksa Rama”, por në fakt është “taksa Berisha”, e qeverisjes së tij kur Basha qe dhe anëtar kabineti, të cilën Rama thjesht nuk e ka lëvizur, pasi e ka konsideruar të drejtë.

“Siç e shikoni çmimi i naftës ka arritur në 230 lekë të reja për litër, 2 mijë e 300 lekë për litër.

I bëj një thirrje të përsëritur qeverisë të marrë masa duke hequr taksën e qarkullimit Rama mbi karburantin 240 lekë për litër dhe duke marrë masa të tjera shtesë për të stabilizuar në këto ditë të vështira çmimin e karburantit i cili ka një efekt të drejtpërdrejtë në mallrat dhe shërbimet bazë për të gjithë qytetarët”. /tesheshi.com/

ShareTweetSendShareSend

Lajme të ngjajshme

Pse Perëndimi ka frikë nga… “Perëndimi 2025” i Rusisë?
Gjeopolitikë

Pse Perëndimi ka frikë nga… “Perëndimi 2025” i Rusisë?

18/09/2025
Një rekord në jetën parlamentare shqiptare
Politikë

Një rekord në jetën parlamentare shqiptare

18/09/2025
“Leo nga Çikago”, për jetën e Papës në Shtetet e Bashkuara
Kulturë

“Leo nga Çikago”, për jetën e Papës në Shtetet e Bashkuara

18/09/2025
Next Post

Unë, ukrainasi me origjinë shqiptare, gati për luftë!

Oligarku që ngriti rrjetin e propagandës ruse në Evropë dhe Greqi

Qëndrimi: Turqi-SHBA, bashkë përballë Rusisë

TË FUNDIT

Pse Perëndimi ka frikë nga… “Perëndimi 2025” i Rusisë?

Pse Perëndimi ka frikë nga… “Perëndimi 2025” i Rusisë?

by te Sheshi
18/09/2025
0

Një rekord në jetën parlamentare shqiptare

Një rekord në jetën parlamentare shqiptare

by te Sheshi
18/09/2025
0

“Leo nga Çikago”, për jetën e Papës në Shtetet e Bashkuara

“Leo nga Çikago”, për jetën e Papës në Shtetet e Bashkuara

by te Sheshi
18/09/2025
0

Drithërima në qiell: kush “guxoi t’i afrohej” bishës presidenciale amerikane?

Drithërima në qiell: kush “guxoi t’i afrohej” bishës presidenciale amerikane?

by te Sheshi
18/09/2025
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.