Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Rama, “paralajmërim” për ata sudentë mjekësie me mendje te Gjermania

Kongresi i Shëndetësisë: theksim i garës globale për bluza të bardha dhe i rritjes së pritshme të pagave

by Saranda City
6 Mars, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë një fjalëmbajtje në Kongresin e Shëndetësisë, kryeministri Rama e vuri theksin te gara globale për mjekë, edhe kualitativë, ku sipas tij Shqipëria ka tregues entuziastë.

“Sot kemi të gjitha arsyet të themi se në fushën e shëndetësisë kemi një kapital njerëzor shumë më të mirëtrajtuar dhe me më shumë garanci për të sotmen dhe të nesërmen.

Në kushtet kur një garë shumë frenetike ndërkombëtare ka hyrë në një fazë të ethshme për të garantuar kapitalin njerëzor në funksion të shëndetit bëhet edhe më sfiduese për ne që të jemi në lartësinë e kësaj sfide të përgjithshme ndërkombëtare.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Të gjitha vendet kanë hyrë në një fazë ku nevoja për të siguruar personel shëndetësor po bëhet më therëse edhe si rezultat i plakjes së popullsisë.

Nga ana tjetër, ne e dimë shumë mirë nga vijmë, por duke ditur shumë mirë se ku duhet të shkojmë, jemi të detyruar të shtyjmë me forcë përpara në funksion të fuqizimit të këtij kapitali njerëzor”, tha i pari i qeverisjes.

Por ai tha se shteti nuk duhet të paguajë ata student mjekësie të cilët sa marrin diplomanën ia fusin për Gjermani.

“Sot, një student i mjekësisë paguan 1/16-ën e ksotos reale. Shteti dhe taksapaguesit nuk e bëjnë këtë që ditën që mbarojnë studimet dhe marrin diplomën e mjekut, ata të cilët financohen nga ky buxhet, të ikin dhe të shërbejnë në Gjermani.

Shteti shqiuptar nuk financon studimet për sistemin shëndetësor gjerman. Ky është një problem që shumë vende e kanë adresuar dhe ne ka ardhur koha ta adresojmë”, tha Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri paratha rritjen e pritshme të pagave në Shëndetësi.

“Më 30 prill, mjekët specialistë do të fillojnë të marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre. Janë 500 dollarë plus në muaj, janë 6 mijë dollarë plus në vit. Rritje duke filluar nga 30 prilli, ndërkohë që do të mbajmë zotimin për rritjen 7% të mjekëve të përgjithshëm dhe për infermierët. Shpresojnë që mjekët specialistë të mos na kërkojnë dhe 7% plus mbi 50 mijë lekëshin.

Në ndërkohë edhe mjekëve të përgjithshëm dhe infermierëve po u themi që ne po përgatisim rritje proporcionale me këtë të mjekëve specialistë dhe shpresojmë shumë që në vitin 2024 do të kemi edhe për ta një rritje të ngjashme”, tha Rama. /sarandacity.al/

Previous Post

Ndjesa e Mitsotakisit për tragjedinë në Larisa: S’mund të jetë kjo Greqia!

Next Post

Tragjedia hekurudhore greke: njeriu që akuzohet si shkaktar i saj

Saranda City

Related Posts

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Diell por pa rërë?
Fenomen

Diell por pa rërë?

18 Shtator, 2024
Saranda me baypass: ARRSH prokuron studim-projektimin për rrugën e re
Ekonomi

Saranda me baypass: ARRSH prokuron studim-projektimin për rrugën e re

27 Gusht, 2024
Janaqi minoritar me sjellje harbuti: sajesa e pagëlltitshme e Kreshnik Spahiut
Kryesore

Janaqi minoritar me sjellje harbuti: sajesa e pagëlltitshme e Kreshnik Spahiut

11 Gusht, 2024
Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?
Kryesore

Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?

8 Gusht, 2024

Comments 1

  1. diaphragm pump says:
    3 javë ago

    512290 737592Greatest fighter toasts ought to entertain and supply prize on your couples. Initially audio system next to obnoxious crowd would be wise to recognize 1 particular gold colored strategy as to public speaking, which is personal interests self. best man jokes 8712

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.