Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Nënkryesore Politikë

Rama përuron bustin e Kostandinos Mitsotakisit, mungon i Kyriakosi

by te Sheshi
2 years ago
in Politikë, Të fundit
0
VIEWS

Kryeministri Rama përuroi bustin e Konstantinos Mitsotakisit në Derviçan, siç shkruan, “i pari kryeministër i Greqisë që vizitoi Dropullin, ku busti i tij do të qëndrojë si shembëlltyra e të vërtetës historike, se ajo që i bashkon qysh në lindje të kohërave popujt e vendet tona është përjetësisht më e madhe, se sa çfarëdoqoftë mund t’i ketë ndarë a ndajë përkohësisht, për arsyet e mosarsyes së politikës”. Kjo frazë e fundit vjen nga fakti se i biri, homolog i Ramës, Kyriakosi, nuk qe në ceremoni. Kuptohet, për Belerin.

Duke i konsideruar shqiptarët dhe grekët si popuj vëllezër, Rama:

“Mjafton ta kesh parë në një material arkivor të televizionit grek ku ai flet me sensin aristokratik të humorit, për kokëfortësinë e gruas së tij arvanitase. Kjo ushqen dhe lidhjen e pandashme mes dy vendeve tona, që e shkuara i ka përzierë aq shumë, saqë po mos t’i dallojë gjuha, asgjë s’i bën të pandashme.

Do të kisha dëshiruar që këtu të ishte sot Mitsotakis, por me siguri që ai do të kthehet në këtë shesh, pasi që nga sot sheshi mban emrin e të atit”, tha Rama.

Referuar “Beleri”-t, Rama tha se “politika elektorale trazon edhe rrjedhën e vëllëzërisë”, por theksoi se “gjithçka do të rregullohet”.

“Fatkeqësisht politika elektorale me nevojat e saj jodomethënëse për fatet e popujve tanë trazon edhe rrjedhën e natyrshme të vëllazërisë qysh në lindjen e kohërave.

Por janë gjëra që kalojnë edhe pse do të ishte mirë që të mos ndodhnin. Sic ishte mirë të mos ndodhin, por herë më lehtë edhe herë më vështirë kalojnë edhe sherret mes vëllezërit që jetojnë në një shtëpi.

Trazimet dhe keqkuptimet jo vetëm kalojnë, por e bëjnë edhe më me kuptim lidhjet e pandashme mes dy popujve dhe vendeve tona, për të cilat edhe dy kundërshtarët e paepur, Konstantinos Mitsotakis dhe Andrea Papandreou jo vetëm kishin të njëjtën bindje, por bënë çka mundën  në kohën e shkurtër që patën pushtet në kohën kur Shqipëria sapo doli nga izolimi”, tha Rama. /tesheshi.com/

 

Lajme të ngjajshme

Një lajm nga Brukseli sjell buzëqeshje në Prishtinë
Politikë

Një lajm nga Brukseli sjell buzëqeshje në Prishtinë

17/03/2026
Një dorëheqje poshtëruese për administratën Trump me shkak Iranin
Politikë

Një dorëheqje poshtëruese për administratën Trump me shkak Iranin

17/03/2026
Sikur dhe Namazgjaja e Tiranës të ishte kështu…nga një mendje femërore me nam në arkitekturë
Shkencë & Jetë

Sikur dhe Namazgjaja e Tiranës të ishte kështu…nga një mendje femërore me nam në arkitekturë

17/03/2026
Next Post

Spanjë: mbi 200,000 viktima të sulmeve seksuale nga priftërinjtë katolikë

Thirrja e papërballueshme e një gjinekologeje në Gaza

Kush janë shtatë aktorët e preferuar të Al Pacino-s

TË FUNDIT

Një lajm nga Brukseli sjell buzëqeshje në Prishtinë

Një lajm nga Brukseli sjell buzëqeshje në Prishtinë

17/03/2026
0

Një dorëheqje poshtëruese për administratën Trump me shkak Iranin

Një dorëheqje poshtëruese për administratën Trump me shkak Iranin

17/03/2026
0

Sikur dhe Namazgjaja e Tiranës të ishte kështu…nga një mendje femërore me nam në arkitekturë

Sikur dhe Namazgjaja e Tiranës të ishte kështu…nga një mendje femërore me nam në arkitekturë

17/03/2026
0

Rama vijon të “zhvishet” ndaj Izraelit, votohet akti i paprecedent

Rama vijon të “zhvishet” ndaj Izraelit, votohet akti i paprecedent

17/03/2026
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.