Në një reagim të tij pas seancës së parë të parlamentit të ri, kreu i mazhorancës Rama iu shmang në mënyrën e tij artikulimit të emrit të Berishës, të cilin, pak ditë më parë e quajti “dhëmballë e prishur” e PD-së.
I pyetur për të komentuar zhvillimet e fundit, atë të përjashtimit të Berishës nga Basha, prej grupit parlamentar, Rama dha këtë përgjigje: “Nuk është problemi im, nuk është halli i PS. Kush është e shkuara mbetet e shkuara”.
Për Ramën, për të personalisht e për opozitën, është momenti për një faqe të re.
“Ne vijmë në këtë Kuvend për mandatin tonë të tretë me dorën e shtrirë, pa marrë parasysh sesi do shkojnë zhvillimet brenda PD. Dora është e shtrirë, në funksion të vendit.
Jam shumë i përgatitur që të jem në lartësinë e fjalëve duke dhënë shembullin i pari dhe natyrisht duke u përmirësuar çdo ditë edhe në raport me ju. Jam shumë i vetëdijshëm që pa dashur mund të kem tejkaluar kufirin, kam krijuar shqetësime për ju.
Ju jap fjalën që unë të jem në dispozicionin tuaj, i urtë, i butë, i dashur”, iu drejtua ai gazetarëve. /sarandacity.al/
138752 849302This really is a good topic to speak about. Sometimes I fav stuff like this on Redit. This write-up probably wont do effectively with that crowd. I will be confident to submit something else though. 388393
454135 705357I like this internet website really significantly, Its a actually good post to read and get info . 115659
216622 590818Jeden Tag stellt man sich die Frage Was Koche Ich Heute?! Zerbrechen Sie sich nicht den Kopf, besuchen Sie uns am besten direkt auf unserer Webseite uns lassen Sie sich inspirieren 274140