Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Nënkryesore Politikë

Rama vendos: Jo më replika me popull në rrjete, ndjesë dhe hallall!

by te Sheshi
4 years ago
in Politikë, Të fundit
0
VIEWS

Kryeministri Rama vendos të mos replikojë më me komentues në rrjete sociale, duke e klasifikuar komunkimin e deritanishëm si “një keqkuptim të madh.

Këtë titull i ka vënë dhe një shkrimi të tij në FB, ku kumton pikërisht këtë vendim.

Pasi sqaron se përse komunikonte e se në replikimet e tij nuk kishte kurrfarë arrogance, tallje apo karshillëk, ai hem kërkon ndjesë e hem thotë se jua bën hallall të gjithë atyre që s’kanë lënë të sharë e shpifje ndaj tij.

“Një keqkuptim i madh

Ndoshta jam unë gabim kur mendoj se hyrja në debat me komentues që flasin pa fakte, që shajnë e përqeshin informacionet reale, që shfryjnë mllefe e inate politike, vlen për të gjithë ndjekësit e kësaj faqeje. Prandaj edhe reagoj!

Për mua është respekt ndaj njerëzve të zakonshëm që t’i kushtoj kohë dhe energji opinioneve të kujtdoqoftë këtu, duke shfrytëzuar mundësinë e këtij rrjeti social dhe duke i kushtuar individëve të panjohur e pa asnjë status publik, një vëmendje shumë më të madhe se sa politikanëve apo opinionistëve që e kanë për zanat sharjen, fabrikimin e “fakteve”, shfryrjen e mllefeve. Po mbase jam unë gabim, përderisa disa këtu e shohin këtë përfshirje timen të drejtëpërdrejtë nëpër komente, si arrogancë, si karshillëk, si tallje e ku di unë çfarë tjetër. Për mua është krejt e kundërta, sepse një kryetar qeverie që nuk pyet për popullin, nuk respekton njerëzit apo aq më keq, tallet me opinionet e tyre, as nuk e merr kurrë mundimin të japë e të marrë me ta si i barabartë, siç bëj unë këtu prej kaq kohësh. Po ja që kjo përpjekje e imja ndeshet në një keqkuptim të madh nga ata që duan ta thonë atë që mendojnë, po nuk duan ta dëgjojnë të kundërtën nga unë, siç e dëgjoj unë prej tyre.

Sot është mëse normale që të jemi të gjithë nën stresin e shtuar prej goditjes së luftës në Ukrainë mbi çmimet! Por është anormale ta mohojmë këtë fakt duke i kërkuar shkaqet e kësaj rritjeje kudo ku ato nuk janë. Po mbase jam unë krejt gabim që këmbëngul fort për të bindur me replika edhe ata që nuk duan të binden. Prandaj, shkurt fjala, duke u kërkuar ndjesë të tërë atyre që e kanë keqkuptuar ndërhyrjen time nëpër komente si mungesë respekti, ju informoj të gjithëve se nuk do të ndërhyj më.

Që nga dita e parë në këtë detyrë kam bërë më të mirën time dhe do të vazhdoj ta bëj deri ditën e fundit në këtë detyrë. Më të mirën kam menduar edhe kur jam angazhuar drejtëpërdrejtë me komentuesit e kësaj faqeje, duke shfrytëzuar çdo kohë lëvizjeje me makinë apo në orë pushimi për të hyrë këtu e bashkëbiseduar. Kam pranuar edhe sfidën e sharjeve, mallkimeve, përqeshjeve e akuzave nga më absurdet, vetëm e vetëm në respekt të të gjithë atyre që hyjnë, lexojnë e komentojnë këtu. Hallall të gjitha, për mua jeni të tërë shqiptarë, njerëz, pjesëtarë të së njëjtës familje të madhe pavarësisht bindjeve e dasive. Unë jam ky që jam, njëri nga ju, njësoj si ju, me bindjet e me të metat e mia.

Kam bërë e do të bëj çmos deri në fund t’ju mbroj nga fatkeqësitë natyrore, sic kam bërë e do të bëj deri në fund të bëj çmos për ta ngjitur këtë vend aty ku e meriton. Këtu jam dhe patjetër do të vazhdoj t’i ndjek komentet tuaja, por në heshtje, sepse shqetësimet tuaja janë ushqimi im me energji për të luftuar çdo ditë për ju. Përshëndetje të tërëve, sidomos atyre me të cilët kemi këmbyer replika dhe doni s’doni, në fund të fundit, ju dua shumë që të gjithëve”. /tesheshi.com/

ShareTweetSendShareSend

Lajme të ngjajshme

Një “meshë e parë” në Siri pas 14 vjetësh
Lindja e Mesme

Një “meshë e parë” në Siri pas 14 vjetësh

30/11/2025
Cilat janë tre kryeqytetet më të populluara në botë?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë tre kryeqytetet më të populluara në botë?

30/11/2025
Suksesi historik i Forcave Ajrore Turke: droni KIZILELMA godet objektivin në ajër
Shkencë & Jetë

Suksesi historik i Forcave Ajrore Turke: droni KIZILELMA godet objektivin në ajër

30/11/2025
Next Post

Kurti: Serbia, Rusia e rajonit!

Britaniku që shkoi dhe u kthye nga Ukraina: Ishte vetëvrasje!

Një embargo për naftën ruse, Kremlini paralajmëron BE-në

TË FUNDIT

Një “meshë e parë” në Siri pas 14 vjetësh

Një “meshë e parë” në Siri pas 14 vjetësh

30/11/2025
0

Cilat janë tre kryeqytetet më të populluara në botë?

Cilat janë tre kryeqytetet më të populluara në botë?

30/11/2025
0

Suksesi historik i Forcave Ajrore Turke: droni KIZILELMA godet objektivin në ajër

Suksesi historik i Forcave Ajrore Turke: droni KIZILELMA godet objektivin në ajër

30/11/2025
0

Rama, “zjarr” në mbrojtje të Ballukut

Rama, “zjarr” në mbrojtje të Ballukut

30/11/2025
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.