Kolegu Thoma Nika raportoi në Radio Tirana ditët me shi në Sarandë e rreth saj, duke përshkruar atë që ndodhi për ditë me radhë, në një mot me shije dimërore, e cila të jepte dhe ndjesinë e rënies së borës.
“Shi bie në Sarandë…E më tepër dëborë e shkrirë. Temperatura që ulen, qarkullim që vështirësohet, hidrovorë në punë për të mos lejuar përmbytje në Vurg e në Vrinë.
Ndërkohë që Korfuzi fqinjë përjeton gjendje të jashtëzakonshme nga moti i keq, në Sarandë grupe turistësh gjermanë nuk pengohen nga shiu të vizitojnë sinagogën hebraike e bazilikën kristiane, ndërsa Delvina ka tërhequr interesin e një grupi turistësh danezë.
Humbja e dy jetëve prej Covid, ngjall trishtim, por edhe ndërgjegjëson për shtim të kujdesit dhe interesimit për vaksinën.
Lajmi i mbylljes së punimeve edhe në lotin 5 të rrugës Kardhiq-Delvinë, e çon në 4 numrin e loteve të përfunduara, ndërkohë që volume të mëdha pune janë të kryera edhe në 4 lotet e mbetura. Që do të thotë se pranvera 2022, do të na aksesojë kalimin nga ky aks i ri komunikimi dhe zhvillimi”, ishte ajo çfarë raportoi gazetari Thoma Nika të premten. /sarandacity.al/
https://youtu.be/S5exlbhbO4k