Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Rasti Romina Pulaj: në burg se ”nuk interpretuan mirë vendimin e gjykatës”(!)

by PorositWeb
2 Mars, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Eshtë zbardhur vendimi me të cilin Prokuroria e Sarandës kërkoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Kryeinspektoren e IKMT-së, Romina Pulaj dhe dy inspektorët në kërkim, Martin Arapi e Nertion Jano, vendim ky që u la në fuqi edhe nga Gjykata.

Nuk bëhet fjalë aspak për një ndërtim pa leje, por për “keqinterpretim” të një vendimi të Gjykatës Administrative Gjirokastër.

Konkretisht, Gjykata me vendimin e datës 24.09.2020 ka vendosur shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit dhënë fillimisht në 14.02.2006 për objektin në fjalë. Por ajo, në vendim nuk e ka përcaktuar se për cilën firmë ndërtimi shtyhej kjo leje.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sipas Prokurorisë, duhej nënkuptuar se leja shtyhej për firmën “Savrikal” e cila e kishte marre lejen në vitin 2006, ndërkohë që tashmë objektin po e ndërtonte Pando Papuçiu me firmën e tij “2P-SJ”.

Në fakt, ky i fundit, së bashku me të ndjerin Vangjel Nika, ishin pronarë të truallit ku po ndërtohej objekti. Ata kishin kontraktuar firmën “Savrikal” në vitin 2006 për të ndërtuar objektin, por kjo firmë për shkaqe të ndryshme i ndërpreu punimet atëherë. Për këtë arsye, në gusht 2020, Papuçi krijon vetë një firme dhe pasi Gjykata vendos shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit, nis punimet në objektin në pronë të tij.

Pikërisht për këtë, Prokuroria akuzon Kryeinspektoren e IKMT-së, Romina Pulaj dhe dy inspektoret Martin Arapi dhe Nertion Jano, se pse nuk kanë interpretuar vendimin e Gjykatës, thënë thjesht se “objektin duhet ta ndërtonte firma e ndërtimit e kontraktuar në 2006 dhe jo vetë pronari i truallit që e kishte kontraktuar këtë firmë”.

Por edhe pse Prokuroria pretendon se vendimi duhej të intepretohej mirë nga zyrtarët e IKMT-së, pranon se në pikën 5 të vendimit të Gjykatës, përmendet trashëgimtarja e pronarit të ndjerë Vangjel Nika, konkretisht vajza e tij Lindita Kondi.

Në vendimin e saj, Gjykata në pikën 5 ka disponuar se “zhvilluesi Lindita Kondi, përfaqësuar me prokurë nga Pando Papuçi është e detyruar të njoftojë paraprakisht Bashkinë Sarandë per fillimin e punimeve”.

Pra edhe vete Gjykata Administrative, edhe pse nuk e interpreton se për kë shtyhet leja, për ish-firmën e ndërtimit apo për pronarët e truallit, i jep të drejtë zyrtarëve të mendojne se leja është shtyrë për pronarët, duke përmendur emrin e Lindita Kondit dhe Pando Papuçiut.

Madje duket se Kryeinspektorja dhe inspektorët nuk e kanë favorizuar aspak Pando Papuçiun, pasi gjatë zbardhjes së vendimit të Gjykatës për caktimin e masës së sigurimit, është faktuar se dy inspektorët Arapi e Jano kanë kryer kontroll në objektin në fjalë, ku në datë 20.10.2021 nënshkruajnë procesverbal konstatimi në objektin që ndërton subjekti 2P-SJ shpk, për shkaqe teknike të sigurisë në kantier. Madje në datë 22.10.2021 me vendim nr.15, Kryeinspektori i IVMT bashkia Sarandë, Romina Pulaj, vendos dënimin me gjobë të subjektit 2P-SJ shpk, në masën 200.000 lekë dhe në datë 23.10.2021, me vendim nr.10, kryeinspektori i IVMT Bashkia Sarandë vendos pezullimin e punimeve të subjektit 2P-SJ shpk, me afat 60 ditor.

Pra, siç mund të kuptohet, çuarja pas hekurave e Romina Pulajt, pos që është një teprim, bie dhe era kurth ndaj saj, që veç qelisë, si femër që është, u “pushkatua pa mëshirë” në rrjete, pasi media, edhe ajo lokale, e shenjoi padenjësisht edhe si seksi. /sarandacity.al/        

 

 

Tags: Kryesore
Previous Post

Ukrainait të Ionikosit babai i shkon në luftë

Next Post

Operacioni “Konispoli”: arrestohet egjiptiani, trafikant sirianësh (pamje)

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 1

  1. fruit cocktail says:
    1 muaj ago

    274570 82435The Spirit of the Lord is with them that fear him. 872738

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.