Në të parin reagim pas fitores së Tavos në Himarë, pra nën siglën e PS-së, kryeministri Rama shkruan:
“Me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer Himarën 2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes”.
Duhet të kujtohet se humbja ngushtësisht përballë Belerit zgjedhjet e vitit të kaluar, pra me Jorgo Goron, erdhi dhe për shkak të mosangazhimit të fortë partiak të PS-së në fushatë, nga fakti se Goro kish garantuar se do e udhëhiqte gjithçka vetë dhe do fitonte. Por rezultoi dështim. /sarandacity.al/