Me një imazh të artit dixhital, gjenerallejtënanti grek i Zjarrfikësve Panagiotis Kotridis, ish-komandant Rajonal i Shërbimit Zjarrfikës të Detit Egje, donte të dërgonte mesazhin e tij të mbështetjes dhe solidaritetit për kolegët e tij që po luftojnë kundër kohës për të shpëtuar jetë në rajonet e Turqisë që u goditën nga tërmetet vdekjeprurëse.
Imazhi, i cili kap një kompozim fantastik sipas krijuesit, është bërë virale orët e fundit në rrjetet sociale greke dhe turke, duke pasqyruar plotësisht kontributin e forcave të EMAK-ut në zonat e prekura të Turqisë.
“Për të nderuar kolegët që po bëjnë çmos për të shpëtuar të prekurit nga tërmetet në Turqi, kam bërë këtë foto”, thotë ai në postimin e tij, duke shtuar: “Jam këtu për ju” në greqisht, anglisht dhe turqisht. Kompozimi përshkruan një zjarrfikës grek që mban me dashuri një fëmijë të vogël, të cilin e liroi nga rrënojat.
Siç shprehet krijuesi, ky është një kompozim dhe jo një foto e vërtetë. Rezultati i Photoshop-it dhe Midjourney (programi i inteligjencës artificiale) i zotëruar nga ai vetë.
Megjithatë, në realitet edhe Greqia po jep kontributin e saj në shpëtimin e jetëve nga tragjedia e fqinjit me fërkime historike. Madje pak orë pas tërmeteve shkatërruese, Erdogan dhe Mitrotakis biseduan drejtpëdrejt mes tyre, pas një ngritje të komunikimeve të ndërsjellta, duke lënë pas mëritë e dhënë prioritet kauzës humane të shpëtimit të sa më shumë jetëve nën rrënoja. Për këtë, Greqia çoi menjëherë në zonat e tragjedisë ekipet e saj të shpëtimit. /sarandacity.al/
378912 364136Aw, this was a really good post. In concept I wish to put in writing like this moreover ?taking time and precise effort to make an outstanding write-up?but what can I say?I procrastinate alot and definitely not appear to get one thing done. 12235
878950 289086Very good day. Really cool weblog!! Man .. Superb .. Incredible .. Ill bookmark your internet site and take the feeds additionallyI am glad to locate numerous valuable information right here within the post. Thank you for sharing.. 963636
336833 408376Hi there! I could have sworn Ive been to this site before but following reading via some of the post I realized its new to me. Anyhow, Im undoubtedly glad I located it and Ill be book-marking and checking back often! 9645