Në vijim të reshjeve, Autoriteti Rrugor Shqiptar përcolli apelin e radhës për drejtuesit e automjeteve. ARRSH kujton lagështirën në rrugë, si dhe ndonjë shkarrje dherash të mundshme, ndaj thotë:
“Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin pa sjellë probleme në akset nacionale dhe me qarkullimin e mjeteve.
Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve nga rënia e materialeve në trup të rrugës.
Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”. /sarandacity.al/