Kryeministri Edi Rama e nisi me kartën e tij me të fortë paraqitjen e një plani prej 7 pikash, i cili quhet i “Rezistencës Sociale”, për t’ju përgjigjur krizës së re, asaj globale, rënduar nga shpërthimi i luftës në Ukrainë.
I pari i qeverisë bëri publike një faturë dritash, duke dhënë të kuptuar se pa asnjë protestë, qeveria ka zgjedhur të mos e godasë konsumatorin sin ë vende të tjera, me rritje të paevitueshme të çmimit të energjisë, ndërkohë që bota po vuan një krizë energjitike edhe pa sulmin rus.
“Kjo është një faturë energjie e një konsumatori familjar, në faturë ka një çmim 4249 lekë të reja, çmimi real 7 herë më i lartë, nëse s’do të kishim vendosur mburojën familjare për këtë faturë, do i vinte çmimi 29743 lekë ose 297 mijë lekë, reali i krizës energjetike që nuk ekziston.
Qeveria, për të mos e rritur 9.5 lekë për kv/orë përpara se të fillonte kriza, qeveria paguan në këtë faturë 254 mijë lekë”, ofroi llogarinë Rama, duke shtuar se “kjo qeveri është e kundërta e shëmbëlltyrës që shajnë dhe akuzojnë ata që protestojnë në emër të popullit e dritën e ajfonëve.
“Shahet dhe akuzohet një qeveri me gjuhën më vulgare, kur pa bërë asnjë lloj llogarie dhe duke sajuar fakte të paqena i kërkohet të hiqet edhe taksën e naftës.
Kë komunizëm do heqin këta njerëz që akuzojnë qeverinë që ngre çmimet edhe sot kur e tërë bota po përballet me rritjen e çmimeve si pasojë e luftës?
Rritja e çmimeve në Paris është shumë më e lartë sot sesa ajo lloj rritje çmimi përmes një takse të veçantë që kërkonte të vinte presidenti i Francës kur morën Parisin dhe i vun zjarrin”, arsyetoi Rama, duke thënë gjithashtu se ka arsye se pse taksa e naftës nuk do hiqet.
“Taksat e naftës nuk do hiqen dhe për këtë nuk ka proteste me drita ajfon që e zhbën. Nuk do hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do rritet. Ky është thelbi i moralit dhe arsyes së kësaj zgjedhjeje. Se ata 650 mln euro në rastin më të keq që duhet t’i paguajmë deri në fund të vitit nuk kemi mundësi t’i paguajmë nëse mbajmë taksat më të ulëta”, pohoi i pari i qeverisë.
Rama tha gjithashtu për pjesën e administratës publike dhe qeverisë, punonjësve do u paguhet vetëm 50% të çmimit të karburantit ndërsa pjesën tjetër do e paguajnë nga xhepi.
Rama tha se e njëjta skemë do të vlejë edhe për vetë atë.
Paketa me 7 pika:
-13.6 mld dollarë për të indeksuar pensionet, përfitojnë 637. 542 pensionistë
-434 mijë përfitues, ne do të kompensojmë me lek në dorë rritjen e çmimeve të shportës që është 7%, qeveria do japë 30 mijë lekë të vjetra për 3 muaj rresht si kompensim për rritjen e çmime të shportës. Përfitojnë pensionistët e invaliditetit, që jetojnë vetëm, personat e aftësi të kufizuar të verbër, tetraplegjik dhe paraplegjik dhe familjet e skemës së ndihmës ekonomike.
-Mbështetja për fermerët: 1.4 mld lekë, ose 14 mln dollarë me një shtesë plus 5 mln dollarë që do derdhet menjëherë.
-Për shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur 500 mln lekë për të paguar diferencën e çmimit të biletës që asnjë udhëtar mos të preket nga rritja e çmimit të biletës.
– Dy muaj përpara, ligji për zerimin e taksës mbi pagën deri në 400 mijë lekë, përgjysmimi taksës për pagat deri në 500 mijë lekë
-Në prill paga minimale 320 mijë lekë të vjetra
– 20 mld lekë të tjera, financimin e mburojës së çmimit të energjisë që të vazhdojë familjet dhe bizneset e vogla të paguajnë energjinë elektrike sikur s’ka ndodh asgjë. /sarandacity.al/