Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Rilindja e një jete në Kostar: si ndryshoi fati i familjes Panajoti

by PorositWeb
1 Shkurt, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Para shtatë muajsh, ahere verë, një shtëpi e vjetër në Kostar, gati për t’i rënë çatia. Brenda saj një familje me pesë anëtarë. Dy nga ata fëmijë shkolle. E varfër ekonomikisht, e papërballueshme ndërmarja për një investim. Rrezikohej jeta e pesë pjesëtarëve të familjes.

“Mundoheshim ta ndihmonim këtë familje të varfër”, thotë keshilltari bashkiak në Bashkinë e Finiqit, Stavro Çeko, “me çfarë të mundnim ne, fshatarët e tyre, por duhej një investim  i rendësishëm. Nuk ishte fjala për ushqime e ndihma të tjera. Rrezikohej jeta e tyre se çatia ishte gati për të rënë. E ndihmova këtë familje me 60 mijë lekë të reja. Duhej një sensibilizim. Bisedova me mikun tim, inxhinierin Leonidha Papa. U trondit edhe ai nga ato që pa. Biseduam me drejtuesit e shoqatës kulturore ‘Shën Kozmai’ të Livadhjasë. Ata filluan një fushatë sensibilizuese të fuqishme ku siguruan të ardhura, si dhe u bëmë thirrje biznesmenëve. Na u përgjigjën me një përkushtim të patreguar. Bashkia nga ana e saj vuri 200 mijë lekë të reja si edhe lëndë ndërtimi e punonjesit e shërbimeve duke kryer të gjitha punimet.

Planin e rikostruksionit e bëri inxhinieri Leonidha Papa, ku shtëpia u rikonstruktua që nga  themelet, duke shtuar njëherësh dhe një dhomë e verandë. Dhe tani pas shtatë muajsh, anëtarët se familjes se Lefter Panajotit banojnë në ambentet e bukura të shtëpisë qe u ngrit me bukurinë e ndjenjës së njerëzve të mrekullueshëm që ndihmuan këtë familje. Do të thoshja se vlera  e investimit në këtë shtëpi i kaloi të 30 mijë eurot”.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Qe të radhisim gjithë ata që ndihmuan, patjetër që mund të harronim dikë. Por ajo që e themi me gojën plot është se triumfoi bukuria e ndjenjës humanitare. Nuk mund të mos përmendim shpirtin e madh human të Lefter Kaishit, Petro Bozhorit, Petro Shqevit, të cilët dhuruan materialet si dhe punën, për dyert dhe dritaret e aluminit, apo Dhimitër Naston e Elvis Bejdon, për pajisjen e shtëpisë me orenditë elektroshtëpiake, pajisjen e kuzhinës, mermerët nga Sherif Seiti…Vargu i atyre që dhanë e punuan atje  duke e kompletuar shtëpinë me të gjitha pajisjet e brendshme deri të dora e mjeshtrit të bojatisjes, Arjol Shena, është i gjatë. Mos harrojmë edhe mbështetjen me ndihma financiare nga Jani Harizi, Leonidha Veli, Zisi Anagnosti e tjerë. E gjithë kjo nën drejtimin e Leonidhës Papës dhe Stavro Çekos.

Tani shtëpia shkëlqen, ashtu si shkëlqen dashuria dhe një mijë urimet e familjarëve për gjithë ata që falën aq shumë humanizëm dhe gëzim tek ata. Aq me tepër dy fëmijët që do të ushqehen me këtë dashuri njerëzore.

Panajot Boli – /sarandacity.al/

 

Tags: Kryesore
Previous Post

Dele “të paligjshme” nga Greqia, procedohet sjellësi në Shqipëri

Next Post

Mirëmbajtja në Butrint, detaj nga një ndërtim

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 1

  1. Plinko says:
    1 muaj ago

    211073 319235As being a Newbie, Were permanently exploring online for articles which can be of support to me. A lot of thanks 871595

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.