C’kemi?
Romina, ç’kemi?
Si u organizuat të gjithë për të pastruar plazhin e Çentralit në Sarandë?
Ne ishim duke ecur javën e kaluar në shëtitore dhe pamë që këtu kishte mbeturina gjithandej, donim të bënim diçka në kohën e lirë dhe vendosëm që unë dhe i dashuri im të pastronim vetë, por e kuptuam që vetëm ne nuk e mbaronim dot. Menduam se do na duheshin më shumë njerëz kështu që kontaktova me persona të tjerë në grupin e të huajve që jetojnë në Sarandë në facebook dhe aty shumë veta u treguan të gatshëm të mblidheshim e ta pastronim së bashku.
Por ju e dini që kjo shëtitore është akoma në punim e sipër dhe do duhet dhe pak më shumë kohë të mbarojë?
Po ne e kuptojmë këtë por ne nuk mund ta shihnim dot akoma me mbeturina. Por dhe të tjerët po ashtu nuk mund të shihnin dot më mbeturina në këtë plazh kaq të bukur.
Kështu që vendosëm që ta pastrojmë tani.
Ne nuk duam që të presim derisa punimet në shëtitore të mbarojnë sepse kur dallgët e detit vijnë dhe përplasen në breg, atëherë këto mbeturina përfundojnë në det ose i merr era dhe i çon në det. Dhe këshu dëmtohet ekosistemi dhe ndot detin që, në njërën mënyrë apo tjetër, mbërrin në zinzhirin ushqimor. /sarandacity.al/
https://youtu.be/9g43N0mYujw