Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Rrëfimi i shqiptarit në Patras që vrau gruan me thikë kuzhinë: Më fal o Zot!

by PorositWeb
13 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Një 61-vjeçar shqiptar në Patra të Greqisë u dënua me burgim të përjetshëm dhe në shkallën e dytë nga Gjykata e Apelit për vrasjen e gruas së tij në një fshat të Achaea-s Perëndimore.

Vrasja makabre ka ndodhur në në muajin qershor të 2014 në fshatin Achaea në Greqi. Autori e goditi ftohtësisht gruan e tij me një thikë kuzhine 30 cm brenda shtëpisë së tyre pas një sherri të fortë.

Pasi e vrau gruan e tij, autori kishte mbështjellë trupin e 45-vjeccares me një qilim, i cili ishte mbytur në gjak, ai shkoi në polici dhe tregoi ccfarë kishte ngjarë.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sipas pelop.gr, debati mes tyre nisi pasi gruaja këmbëngulte që të rikthehej në punë, kur kishte vetëm 8 ditë që kishte dalë nga spitali.

Por 61-vjeccari i kërkonte asaj që të qëndronte në shtëpi.

Përpara gjykatës ai ka treguar se nuk kishte qëllim për ta vrarë dhe se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte bërë deri në momentin që e ndjera ra në tokë e mbuluar në gjak.

Sipas tij, bashkëshortja e ka ofenduar, shtyrë dhe e ka goditur në gjoks, duke bërë që ai të humbasë qetësinë.

“Ajo më foli ashpër dhe keq. Më shtyu në gjoks, duke kaluar para meje. Humba durimin, sepse po përpiqesha shumë për shëndetin e saj“, tha i akuzuari.

I pyetur nga Kryetari i Gjykatës se pse e mbështolli trupin e të ndjerës me qilim, 61-vjeçari u përgjigj se nuk donte që fëmijët e tij ta shihnin kur të ktheheshin nga deti.

“Unë kurrë nuk mund ta kisha imagjinuar se do ta bëja këtë veprim. Po të kisha menduar për një moment, kjo nuk do të kishte ndodhur”, tha ai, duke shtuar se “ajo që bëra ishte gjëja më e keqe që një person mund të bëjë”

“Nëse mund të kthehem pas në kohë… Unë u kërkoj falje të gjithëve duke filluar nga fëmijët e mi dhe Zoti”, tha ai duke fshirë sytë nga lotët.

Ndërkohë, pelop.gr  ka publikuar  deklaratën e motrës së viktimës e cila thoshte se prej kohësh çifti kishte probleme pasi 61-vjeçari ishte xheloz.

“Ai ishte xheloz për të dhe e rrihte shpeshherë pasi dyshonte se e tradhëtonte”, dhe kjo pasi motra e saj jetonte në fshat në Agiovlasitika me fëmijët e saj ku ajo punonte, ndërsa burri i saj jetonte në Shqipëri dhe vinte në familje shpesh herë.

Ajo e përshkroi atë si një burrë patoligjikisht xheloz për gruan e tij duke besuar se ai e tradhëtonte duke pasur një lidhje jashtëmartesore.

Ajo tha se motra e saj kishte bërë kërkesë për divorc në Shqipëri, por u tërhoq me nxitjen e burrit të saj dhe për hir të fëmijëve.

Por marrëdhënia e tyre ishte prishur përgjithmonë.

Mbrojtja e pëfaqësuar nga avokatja Alexandra Kwasniuk, u përpoq të lehtësonte pozicionin e klientit të saj, duke shprehur gjendjen mendore për shkak të xhelozisë erotike. Avokatja kërkoi nga gjykata që t’i njohë klientit të saj një akuzë më të lehtësuar por asgjë nga këto nuk u pranua.

Gjykata, pas një propozimi nga prokurori, e dënoi atë përsëri me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje në një gjendje të qetë shpirtërore.

“Ai e dinte se o e vriste atë për ta ndëshkuar atë,” tha prokurori. /sarandacity.al/

Tags: KryesorePerditshmeri
Previous Post

EURO 2020/ Roma hap siparin: lumturi për italianët, trishtim për turqit!

Next Post

Vaksinimi: më në fund një vendim grek “buzëqeshës” për shqiptarët

PorositWeb

Related Posts

Dehja nga turizmi
Kritikë

Dehja nga turizmi

27 Korrik, 2024
Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin
Kryesore

Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin

21 Korrik, 2024
Saranda e këtij fundviti në interesin e medias
Shoqëri

Saranda e këtij fundviti në interesin e medias

30 Dhjetor, 2023
Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…
Kulturë

Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…

23 Dhjetor, 2023
“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!
Sociale

“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!

10 Gusht, 2023
Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?
Sociale

Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?

25 Korrik, 2023

Comments 1

  1. ติดตั้ง ais fiber says:
    1 muaj ago

    485235 674128Yours is a prime example of informative writing. I think my students could learn a great deal from your writing style and your content. I may share this article with them. 601915

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.