Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Rrëfimi: kur fati i Sherif Merdanit në burg varej nga morali i një sarandioti

by PorositWeb
9 Shkurt, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Ditë më parë, do ikte nga kjo botë Kurt Kola, një ndër figurat simbol të persekutimit komunist.

Në media po publikohen copëza të rrëfimeve të tij, pjesë nga libri “Në Shqipërinë burg”, ku ndër të tjera kujton momentin e arrestimit të Sherif Merdanit. Te ky i fundit veçon një riarrestim në kushte burgu, ku shpresonte se do i shpëtonte një ridënimi, duke besuar te sinqeriteti i një dëshmitari të atyshëm mes të dënuarve. Ky i fundit ishte nga Saranda, por i ndjeri Kurt Kola nuk ia thotë emrin.

Sarandioti vihet në një dilemë morale përballë një kërkese që i bën Merdani, që edhe ky ndërroi jetë para pak kohësh.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dhe, nëse sarandioti zgjodhi të vërtetën apo gënjeshtrën brenda dilemës morale, mësohet nga rrëfimi i mëposhtëm i Kurt Kolës, i cili e quan atë “rrezikzi”.

“Tani, i riarrestuar në kampin e terrorit, ku jeta e njeriut është gjëja më e pavlerë dhe ridënimi ose shtimi i viteve të burgut praktik e preferuar e regjimit, Sherifi kërkon të thërritet në hetuesi për të dëshmuar në mbrojtje të tij, një të burgosur nga Saranda, i cili kishte rënë në burg qysh në moshën 20 vjeç. Ky kishte bërë 20 vjet burg dhe, tani, që ishte 40 vjeç i kishin mbetur ende edhe vetëm 40 ditë për të dalë nga ferri…

Ky rrezikzi, që gjatë 20 viteve s’i kishte ardhur as nënë e as baba, as i kishin çuar një letër apo telegram, ky i vdekur i harruar, që po gdhinte net pa gjumë për të parë një ditë pa polic e ushtar nga pas, e sheh veten, çuditërisht, përballë hetuesit kriminel: “Të mbroj Sherifin duke gënjyer e të marr 10 vjet dënim, apo të them të vërtetën e të shkoj në shtëpi?”. Në këtë mëdyshje, aq sa e lehtë ishte zgjedhja, po aq i rëndonte në karakter rrezikziut…

Hetuesi, i ngazëlluar mendonte: Me një gurë po vras dy zogjtë…

– Sherif, pse më ke thirrur mua këtu? – e pyet burri nga Saranda.

– Grigor Xarxo më akuzon se kam folur kundër pushtetit filan ditë, që ishim bashkë në tarracën e apelit. Të kam thirrur ta përgënjeshtrosh si shpifje.

– A e di se kam bërë 20 vjet burg, kam 40 ditë për të mbaruar dhe ti më thërret të më implikosh e të më rrezikosh në një dënim tjetër? Ti do që të them të vërtetën, apo të gënjej?

– Unë, të kërkova që të thuash të vërtetën, – i thotë Sherifi.

– E vërteta është siç ka thënë Grigori!

Grigor Xarxo, ishte një spiun që deklaronte publikisht: Unë jam gati të shkel mbi eshtrat tuaja (të burgosurve), veç të dal nga burgu! Ishe më i sigurt të flisje kundër në sy të operativit ose komisarit, sesa në sy të Grigorit.

Sherifi u ridënua me dhjetë vjet burg, ndërsa sarandjoti plotësoi 20 vjetët dhe iku në shtëpi”. /sarandacity.al/

 

 

Tags: DikurKryesore
Previous Post

“5 Maji”: a ka zemër ky njeri?

Next Post

Një vlerësim i ri për Butrintin

PorositWeb

Related Posts

Rrënoja alla çame rrugës për Lukovë
Kujtesë

Rrënoja alla çame rrugës për Lukovë

3 Gusht, 2024
Ç’përfaqëson 9 korriku në historinë shqiptare?
Kujtesë

Ç’përfaqëson 9 korriku në historinë shqiptare?

29 Korrik, 2024
Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…
Kujtesë

Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…

23 Shtator, 2023
Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi
Kujtesë

Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi

10 Gusht, 2023
Kur Saranda jonë do kishte emër vajze
Kujtesë

Kur Saranda jonë do kishte emër vajze

30 Korrik, 2023
Butrinti: “A e dini se…” pyet dhe përgjigjet Arkivi i Shtetit
Kujtesë

Butrinti: “A e dini se…” pyet dhe përgjigjet Arkivi i Shtetit

16 Korrik, 2023

Comments 3

  1. jili cityslot เล่นผ่านเว็บ ระบบมือถือ says:
    2 muaj ago

    847830 896990This internet site is usually a walk-through its the data you wished concerning this and didnt know who ought to. Glimpse here, and you will certainly discover it. 503088

  2. สมัครสล็อตวอเลท ฝากถอนไม่มีขั้นต่ำ เริ่มต้นบาทเดียว says:
    2 muaj ago

    529651 835659Hi! I discovered your web site accidentally today, but am actually pleased that we did! Its not only entertaining, but in addition straightforward to make use of in contrast to lots that Ive viewed! 736709

  3. ae slot เว็บสล็อตอันดับ 1 says:
    2 muaj ago

    944228 701682Some really excellent articles on this website , thankyou for contribution. 747550

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.