Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Rrënjët e “Gjin Aleksit”: vërtet t’ja ketë fut kot Bashkia e Delvinës?

by PorositWeb
10 Mars, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Duke mos patur një studim të mirëfilltë, xhamia e Gjin Aleksit në Rusan vijon të jetë debat mbi rrënjët e saj. Kështu ka ndodhur së fundi, ku një ish-banor i Delvinës reagon ndaj një shënimi të fundit të bashkisë së atyshme mbi këtë monument të rrallë të trashëgimisë fetare.

“Xhamia e Gjin Aleksit, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, është një  prej objekteve me vlerë që i përket trashëgimisë sonë kulturore.

Mendohet se është ndërtuar midis fundit të shek.XVI dhe fillimit të shek.XVII mbi rrënojat e një manastiri me stil bizantin.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Xhamia përbëhet nga portiku, salla e lutjeve dhe minareja. Kjo xhami ka qënë e famshme për akustikën e saj të veçantë.

Si një nga objektet që përmban gërshetim kulturash nga ajo vendase, në atë postbizantine, e deri otomane, xhamia ka tërhequr dhe vijon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve të shumtë”, u shkrua së fundi nga Bashkia Delvinë.

Por Helidon Imeri, një ish-qytetar i atyshëm, pjesë e komunitetit të besimtarëve të atyshëm muslimanë, nuk pranon që ky monument të jetë ndërtuar mbi një manastir.

Sipas tij, ky është një fallsifikim, ndoshta dhe keqdashës.

“Vazhdon e pashqetësuar propaganda për të fallsifikuar origjinën e Xhamisë së Gjin Aleksit në Delvinë.

Në fillim e bëri Ministria e Kulturës, më pas disa media lokale dhe kombëtare, dhe në këtë batak bie edhe Bashkia Delvinë.

Me mesazhe informative në mënyrë joprofesionale, dezinformojnë publikun me qëllim apo jo, se sikur xhamia e Gjin Aleksit në Delvinë është ndërtuar mbi rrënojat e një manastiri.

Pa dhënë asnjë argument historik, arkeologjik apo studimor, e pohojnë këtë duke thënë se ‘thuhet se ka qenë ndërtuar në gërmadhat e një manastiri’. 

Kjo është ose një përpjekje për të fallsifikuar qëllimisht historikun e identitetit të kësaj xhamie ose minimumi injorancë.

Sipas banorëve të vjetër të lagjes Rusan, tregohet se kjo xhami është ndërtuar nga dy vëllezër (Gjini dhe Aleksi), të cilët pasi u bënë muslimanë e ndërtuan këtë xhami.

Ky është tregues që në bënë krenar si popull, pasi Islami nuk imponon ndryshime emrash nese emri nuk ka kuptim të keq”, shkruan ai ndër të tjera, gjithsesi duke iu referuar të thënave dhe jo studimeve të mirëfillta.

Deri sa të bëhet e mundur një i tillë, me të dhëna që patjetër duhet të ekzistojnë në arkivat osmane, ky monument do ngjallë debat mbi rrënjët, aq më tepër për vetë amrin e rrallë që ka. /sarandacity.al/   

 

Tags: Kryesore
Previous Post

Pamje shqetësuese nga Ukraina: kur rusët vrasin civilë “për qejf”

Next Post

“Nxjerrje inati” te gomat e makinës, procedohet 27-vjeçari

PorositWeb

Related Posts

Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?
Kryesore

Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?

8 Gusht, 2024
Ekspozita: Brigje deti në një Sarandë të kredhur në dritë dhe ngjyra
Kryesore

Ekspozita: Brigje deti në një Sarandë të kredhur në dritë dhe ngjyra

3 Gusht, 2024
E fundit nga UNESCO për Butrintin, Gjirokastrën e Beratin
Kulturë

E fundit nga UNESCO për Butrintin, Gjirokastrën e Beratin

25 Korrik, 2024
Automjeti në rrënojat e Butrintit i bërë lajm, i kujt ishte në të vërtetë?
Kulturë

Automjeti në rrënojat e Butrintit i bërë lajm, i kujt ishte në të vërtetë?

25 Korrik, 2024
UNESCO: Si duhet menaxhuar Butrinti
Kryesore

UNESCO: Si duhet menaxhuar Butrinti

20 Korrik, 2024
Pse serialet turke pëlqehen kaq shumë në mbarë botën?
Kryesore

Pse serialet turke pëlqehen kaq shumë në mbarë botën?

15 Korrik, 2024

Comments 4

  1. обман says:
    1 muaj ago

    881954 714920I gotta bookmark this site it seems very useful . 53226

  2. pg168 says:
    1 muaj ago

    191749 511081Just wanna comment that you have a really good internet internet site , I adore the design it truly stands out. 849614

  3. บริษัทรับทำ seo says:
    2 javë ago

    304302 402169Woh I like your weblog posts, saved to fav! . 167054

  4. http://www.antoniorico.es/2013/05/falling-skies.html says:
    2 javë ago

    180659 674972You ought to be a part of a contest 1st of the most effective blogs online. Let me suggest this weblog! 691603

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.