Eksportet drejt Greqisë gjatë 9-mujorit të këtij viti shënuan një rritje të lehtë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, eksportet gjatë periudhës janar-shtator në vlerë llogariten 15.4 miliardë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2020 ishin 9.3 miliardë lekë.
Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Greqinë gjatë 9-mujorit zunë 7.1 % të totalit të gjithë tregtisë. Në vlerë ato arritën mbi 58 miliardë lekë.
Importet e mallrave nga Greqia në Shqipëri, gjatë periudhës janar-shtator arritën në rreth 42.7 miliardë lekë, kur një vit më parë (2020) u importuan mallra në vlerë 38.6 miliardë lekë.
Në vlerën e mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave “ushqim, pije dhe duhan” në vlerën 12.2 miliardë lekë i ndjekur nga grupi “materiale ndërtimi dhe metale” në vlerën 7.5 miliardë lekë dhe grupi “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”. Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 7 miliardë lekëve. /atsh/