aranda vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike për turistët e huaj.
Tregues për këtë fakt janë dhe rezervimet që kanë bërë kroçerat në portin e Sarandës, ku për vitin 2024 parashikohet të vijnë një numër i lartë i tyre.
Drejtori i portit të Sarandës, Alket Qendro tha për ATSH-në se “për vitin 2024 porti i Sarandës deri tani është rezervuar nga 43 kroçera, që do të prekin qytetin tonë. Turistët që do të vijnë me këto kroçera do të vizitojnë pikat turistike të Sarandës dhe qyteteve të tjera si Gjirokastra, Përmeti, etj. Kroçera e parë pritet të vijë gjatë muajit prill.
Sipas tij, ardhja e turistëve të huaj me këto kroçera ka një impakt mjaft pozitiv në ekonominë e vendit dhe veçanërisht të Sarandës dhe qyteteve pranë saj.
“Porti Detar, Komisariati i Policisë Kufitare, Kapiteneria dhe Dogana Sarandë kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e sezonit të ri turistik. Nga Saranda drejt Korfuzit është shtuar numri i trageteve dhe linjave, ku janë dhe dy kompani të reja që do të operojnë këtë vit”, tha Qendro.
Sa i përket numrit të udhëtarëve gjatë muajve janar dhe shkurt të këtij viti, Qendro tha se “kanë hyrë dhe kanë nga porti i Sarandës 5175 pasagjerë, një rritje prej 35.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023, ku u shënuan 3898 pasagjerë”.
Vitin e kaluar kroçerat mbërritën në portin e Sarandës deri në muajin nëntor, ku turistë të kombësive të ndryshme, angleze, kanadeze, holandeze vizituan qytetin e lashtë të Butrintit, Gjirokastrën dhe sitet e tjera arkeologjike rreth Sarandës.
Qyteti i Sarandës njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal. Përveç diellit e plazhit, Saranda veçohet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është Kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare. /atsh/