Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete tha se viti 2023 ishte i jashtëzakonshëm sa i përket zhvillimit të turizmit, ku vendi u vizitua nga mbi 10 milionë të huaj.
Në konferencën për shtyp mbi zhvillimet në vitin që lamë pas dhe pritshmëritë për këtë vit, Mete u shpreh se flukset hyrëse në Shqipëri nga turizmi kanë qenë afro 3.2 miliardë euro, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.
“Kemi tashmë një turizëm thuajse gjithëvjetor, me mbi 10 milionë vizitorë të huaj, ku vlerësohet se për 9-mujorin e parë të vitit 2023 flukset hyrëse në Shqipëri nga turizmi kanë qenë afro 3.2 miliardë euro, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë”, deklaroi ai. /atsh/
394168 298905Whoa! This blog looks just like my old one! Its on a totally different topic but it has pretty much exactly the same layout and design. Outstanding choice of colors! 427430
465290 255103Sweet site, super style and design , truly clean and use friendly . 146835