Aktualisht në burgjet greke vuajnë dënimin më shumë se 1600 shtetas shqiptarë.
“Sipas të dhënave që ne disponojmë numri i shqipatërve që vuajnë dënimin në burgjet greke është 1648. Referuar numrit total të shtetasve shqipatrë që jetojnë në Greqi rreth 700 mijë shtetas shqiptar ky është një numër shumë i vogël”, u shpreh Luela Hajdaraga, ambasadore e Shqipërisë në Greqi
“Nga këta 1249 janë shtetas të gjykuar në shkallën e parë të gjykimit. 399 të tjerë janë në pritje për tu gjykuar. Sa i përket numrit të femrave të burgosuara, ato janë në një numër relativisht të vogël. Më shumë kemi meshkuj”, u shpreh Sofokli Vasili, Konsull për çështjet e burgjeve në Greqi.
Por ajo që mbetet problem është edhe fakti se si dënohen shqiptarët. Shpessh herë ata nuk kanë avokat, nuk kanë përkthyes dhe nuk dinë gjuhën. Ata thonë “po” ose “jo” pa ditur se për ccfarë po pyeten.
“Në përgjithësi, drejtësia greke nuk ka qënë raciste në ekstrem ndaj shqipatrëve por ka dënuar në bazë të atyre cc’ka ata kanë pranuar. Në rastet që shqipatri nuk ka patur përkthyesin dhe thoshte ‘po po’, ‘jo jo’ dhe nuk kuptonte ccfarë i thuhej, drejtësia ka vepruar në bazë të asaj që ka patur të zezë mbi të bardhë”, u shpreh Bibe.
“E di si dënohen shqiptarët. Dënohen pa përkthyes pa avokat. Kjo është drejtësia greke, kjo është drejtësia greke?”, u shpreh Shpëtim Zinxhiria, gazetar
“Prezenca e konsullit shqiptar në rastet kur gjykohen shtetasit shqiptarë është thelbësore dhe mjaft e rëndësishme. Unë kam marrë pjesë si një avokat pa zë, pasi nuk më lejohet që të flas në sallën e gjyqit. Prezenca ime ka bërë që procesi të zhvillohet i plotë i saktë sipas të gjitha rregullave”, u shpreh Sofokli Vasili, Konsull për çështjet e burgjeve në Greqi. /tch/