Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Saranda duket e sigurt në duart e socialistëve

Një rezyme nga BIRN mbi të djeshmen dhe të tashmen zgjedhore në jugun jonian

by Saranda City
25 Prill, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Herën e fundit kur Partia Demokratike shënoi sukses elektoral në qytetin e Sarandës ishte viti 2007. Kandidati i saj, Edmond Gjoka fitoi përballë socialistëve dhe kandidatëve të tjerë me 50% të votave. Katër vjet më vonë, më 2011, sarandiotët e përzunë Gjokën duke i dhënë 60% të votave kandidatit socialist, Stefan Çipa. Në ish-komunën Ksamil, e cila përbën njësinë e vetme administrative që iu bashkëngjit Sarandës pas reformës së vitit 2015, kandidati demokrat humbi gjithashtu në vitin 2011, me rezultat të thellë.

Socialistët dhe aleatët e tyre të asaj kohe, Lëvizja Socialiste për Integrim, e patën të lehtë të fitonin zgjedhjet në vitin 2015 kur morën 53% të votave, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2021, kur si PD ashtu edhe PS humbën vota në krahasim me më parë, sërish arritën të sigurojnë me lehtësi një fitore 50 me 42%. Qeverisja e Sarandës prej tyre nuk ka qenë pa telashe. Stefan Çipa nuk u kandidua më 2015 si pasojë e përplasjeve të brendshme për pushtet në PS.

Banorët e Sarandës dhe të Ksamilit janë ftuar më 14 maj të zgjedhin një kryetar të ri bashkie. Socialistët kanë vendosur të mos e rikandidojnë mjekun Adrian Gurma, i cili u zgjodh kryetar më 2019 në zgjedhje pa garë. Në vend të tij, socialistët kërkojnë mandatin e tyre të katërt radhazi me Oltion Çaçin, një administrator biznesi turistik, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” synon ta sfidojë me Ardit Çikulin, një ekonomist i arsimuar në Greqi dhe Shqipëri dhe që ka punuar në sektorin financiar në Sarandë. Në garë janë edhe Skënder Muço, një jurist dhe sportist, i cili garon për Partinë Demokratike zyrtare si dhe Gjergji Mërkuri, i cili kandidon si i pavarur dhe po bën fushatë si kandidat antisistem.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Në Sarandë ka 48 mijë votues të regjistruar. Pjesëmarrja në zgjedhjet e shkuara ka rënë nga 58% më 2011 në 50% në 2021. Në garën e 14 majit marrin pjesë gjashtëmbëdhjetë parti, të cilat kërkojnë vende në këshillin bashkiak me 31 anëtarë. Këto parti kanë vendosur në listat e tyre të mbyllura 550 kandidatë. Një në çdo 87 votues është për rrjedhojë edhe kandidat në zgjedhje. /BIRN/

Previous Post

Rama paralajmëron krizën tjetër: Shqipëria keq, Gjermania më keq!

Next Post

Nuk ka më selfie në Portofino

Saranda City

Related Posts

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Diell por pa rërë?
Fenomen

Diell por pa rërë?

18 Shtator, 2024
Saranda me baypass: ARRSH prokuron studim-projektimin për rrugën e re
Ekonomi

Saranda me baypass: ARRSH prokuron studim-projektimin për rrugën e re

27 Gusht, 2024
Janaqi minoritar me sjellje harbuti: sajesa e pagëlltitshme e Kreshnik Spahiut
Kryesore

Janaqi minoritar me sjellje harbuti: sajesa e pagëlltitshme e Kreshnik Spahiut

11 Gusht, 2024
Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?
Kryesore

Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?

8 Gusht, 2024

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.