Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Saranda e bukur e lënë vetëm, me litarin e problemeve në qafë

Vështirësi të jashtëzakonshme në lëvizjen në qytet, cënime të tmerrshme të natyrës e mbindërtime që vazhdojnë të mbijnë kudo, i marrin përherë e më shumë frymën qytetit bregdetar

by Saranda City
30 Korrik, 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Alba Malltezi

Për të dalë nga parkingu i apartamentit të marrë për disa ditë pushime në fund të korrikut në Sarandë është sikur të fitosh një llotari. Pronarët e pallatit, të shndërruar në shumicën e apartamenteve B&B bëjnë më të mirën e tyre, por në një rrugicë ku pallatet kanë mbirë në hapësira të paimagjinueshme dhe në kohë të ndryshme, ku parkohet pa asnjë rregull dhe nën syrin e policëve rrugorë e ku askush nuk ndërhyn, sipërmarrja e suksesit apo dështimit mbetet individuale. Saranda sot është lënë e vetme të përballë një fluksi të konsiderueshëm dhe të kënqashëm turistësh. E thonë këtë dhe pronarë restorantesh që vërejnë një ndryshim në cilësinë dhe në interesin e të ardhurve, më shumë se në sasinë e tyre. Ata shprehen se për herë të parë pas pandemisë po shohin se janë rikthyer të rinj e të reja nga Europa e veriut, Suedia, Finlanda, dhe sipas tyre kjo është një shenjë e mirë.

Sarandiotët bëjnë maksimumin që të ndjehesh komod në qëndrimin disa ditor. Do ta gjesh mikpritjen e tyre nga hoteleritë, në restorante e shërbimet në plazh. Janë shtuar anijet që bëjnë shëtitje ditore nëpër gjire, lodra për të rinj e fëmijë, por qyteti vazhdon të jetojë si një gjysëm i mbytur me litarin ende në fyt. Stresi i jashtëzakonshëm shihet përgjatë rrugës bregdetare nga shëtitorja në Ksamil, ku në të djathtë pallatet vazhdojnë të mbijnë me dhunë të paimagjinueshme karshi atyre ekzistuese, ndërsa në të majtë ato më të vjetrat vazhdojnë të vjetërohen përherë e më shumë të lidhur edhe ata nga rrjeti merimangë i telefonisë dhe fibrave.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ngjarja e trishtuar e një biznesmeni sarandiot që shpërtheu me tritolin që e kishte përgatitur për të tjera biznese konkurrentë me të, për fat të keq sikur përfaqëson atë që zien nën pamjen festive të një qyteti bregdetar e turistik. Njerëzit dhe bizneset këtu lëngojnë. Janë lënë të vetëm me një infrastrukturë që nuk është kurrë në favor të punës që ata bëjnë. Dikush i akuzon privatët duke i quajtur përgjegjës të situatës së krijuar në lagje e bulevard, por një privat, qoftë ai në Zvicër, Angli apo SHBA, do të bënte gjithashtu “namin” në mungesë të rregullave e të rojtarëve të ligjit që rregullojnë bashkëjetesën mes njerëzve si të barabartë. Mjafton se si i kanë “prerë kokën” me leje apo jo, këtë vit Kep Merlit ku me siguri po përgatiten ta mbibetonojnë dhe mbipopullojnë, apo se si nga gjiri i vogël i Manastirit ndërtesat e rezortit që në planin e treguar me foto dukej një mrekulli, kanë dalë gjigande mbi kodër e deri në rrugën kryesore Sarandë-Butrint. Në gjithë ato ndërtesa aty se si do të shkohet me makinë dhe nga ku, vetëm ata që kanë dhënë lejen apo po e zbatojnë, mund ta imagjinojnë.

Sarandiotëve për pak do iu plasë zemra nga problemet që kanë për të bërë turizëm me gjëra që nuk shkojnë, se sa për tritol, herë pas here, po dijnë të tregojnë se duan ta përdorin, por po iu plas në dorë.

Previous Post

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

Next Post

Pse njeriu i OMONIA-s shmang një pyetje nga “servili” i qeverisë?!

Saranda City

Related Posts

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Diell por pa rërë?
Fenomen

Diell por pa rërë?

18 Shtator, 2024
Saranda me baypass: ARRSH prokuron studim-projektimin për rrugën e re
Ekonomi

Saranda me baypass: ARRSH prokuron studim-projektimin për rrugën e re

27 Gusht, 2024
Janaqi minoritar me sjellje harbuti: sajesa e pagëlltitshme e Kreshnik Spahiut
Kryesore

Janaqi minoritar me sjellje harbuti: sajesa e pagëlltitshme e Kreshnik Spahiut

11 Gusht, 2024
Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?
Kryesore

Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?

8 Gusht, 2024

Comments 3

  1. Jinko Solar Online Shop says:
    3 muaj ago

    43942 46425magnificent points altogether, you simply won a brand new reader. 516083

  2. my profile says:
    3 muaj ago

    491302 895739We are a group of volunteers and opening a new scheme in our community. Your web website given us with valuable information to function on. Youve done an impressive job and our entire community will likely be grateful to you. 531535

  3. coupons says:
    3 muaj ago

    976320 728493Hi my friend! I want to say that this post is awesome, nice written and contain almost all significant infos. Id like to see more posts like this . 495986

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.