Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Saranda: e përzgjedhura europiane për plazh në shtator

by PorositWeb
2 Shtator, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Është gjithnjë e vështirë t’i thuash lamtumirë verës. Fatmirësisht ekzistojnë disa vende ku sezoni i verës mund të zgjatet – duke u larë në det dhe duke shëtitur në natyrë, duke soditur perëndimin e magjishëm të diellit dhe yjtë në qiell – ditë pa mendime dhe mbrëmje të paqta.

Nëse jeni ndër ata që do të bëni disa ditë pushimesh në shtator, Si Viaggia ka zgjedhur disa nga vendet më të bukura që s’duhet t’i lini pa vizituar, kur mund të shijoni detin dhe mrekulli unike…

Mes tyre, spikat edhe një vend nga Shqipëria…

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

 

Skiathos, një mbretëri relaksi dhe argëtimi

Në shtator, Greqia dhuron emocione edhe më të pabesueshme, veçanërisht nëse gjendeni në një ishull ëndrrash si Skiathos, me plazhe të shumta ranore, oaze relaksi por në të njëjtën kohë është edhe mbretëria e argëtimit, me sharmin kozmopolit dhe lokale trendi.

 

Ishujt Balearik, një ëndërr që zgjat gjithë vitin

Arkipelagu Balearik është një ëndërr që zgjat gjithë vitin, falë klimës së butë dhe të ngrohtë, plazheve të bukura me ujëra të pastra kristal, peizazheve natyrore që të lënë pa frymë, ideale për ndjekësit e aktiviteteve në natyrë. Për të mos folur pastaj për trashëgiminë e pasur kulturore në secilin prej katër ishujve në brigjet e Spanjës Lindore, gastronominë mesdhetare etj. Ka kaq shumë për t’u parë dhe shtatori është muaji ideal.

 

Malta, në zbulim të Karaibeve të Mesdheut

Nëse nuk keni qenë kurrë në Maltë, disa ditë pushimesh në shtator mund të jenë rasti ideal për të shijuar plotësisht mrekullitë e saj. Nga thesaret në kryeqytetin e mrekullueshëm Valletta deri tek ishujt mbresëlënës Gozo dhe Comino, të cilësuara si Karaibet e Mesdheut, ju do të humbisni në spektaklin e gjithë tonaliteteve blu të këtyre ujërave.

 

Pula, mes atraksioneve natyrore dhe kulturore

Pula është një qytet i bukur dhe i rëndësishëm, me pamje nga deti, i cili shtrihet në majë të Istrias. Ai ofron atraksione të larmishme kulturore dhe natyrore, duke nisur nga arena simbol e ndërtuar tërësisht me gurë gëlqerorë lokalë, duke vijuar me dëshmi të shumta të periudhës romane, e deri te plazhet befasuese e rrethinat e tyre, ku mund të eksploroni mrekulli të tjera si Parku Kamenjak, ideal për gjithë ata që pëlqejnë ekskursione dhe ecje në një natyrë të paprekur.

 

Villefranche-sur-Mer, perla e Côte d’Azur (Rivierës Franceze)

Një gur i çmuar me bukuri të rrallë në Rivierën Franceze, Villefranche-sur-Mer është një fshat i vogël peshkatarësh për t’u vizituar me hap të ngadaltë, duke shijuar një arratisje të këndshme përgjatë rrugicave të ngushta dhe dredha-dredha të qendrës historike, të cilat të bëjnë të psherëtikësh në çdo hap. Një destinacion i njohur për jahte dhe varka me vela, por edhe më tërheqës kur laheni në diellin e ngrohtë të shtatorit.

 

Algarve, det i kristaltë dhe plazhe unike

Algarve është, padyshim, një nga destinacionet turistike më të vlerësuara në Portugali. Dhe nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh se ka një klimë të butë gjatë gjithë vitit, me det me ujëra si kristal dhe plazhe piktoreske. Algarve është një tërheqje shumë e fortë, veçanërisht kur keni fatin të zgjasni pushimet verore edhe pak.

 

Saranda, një qytet i njohur bregdetar në Shqipëri

Shqipëria, me perlat e saj, ofron bukuri të papritura, mbi të gjitha në një nga qytetet bregdetare më të njohura në Europë, Saranda. Nëse edhe në shtator keni ende dëshirë për pak det dhe qetësi, duke mos hequr dorë nga jeta e natës, Saranda mund të jetë pikërisht destinacioni që po kërkoni.

 

Qipro, midis ujërave si kristal dhe historisë mijëvjeçare

Ndër destinacionet bregdetare për t’u vizituar në shtator, së fundi ju sugjerojmë ishullin e mrekullueshëm të Qipros. Një vend, midis botës greke dhe asaj turke, me gjithë hijeshinë që e shoqëron, ku mund të humbasësh zemrën në plazhet e ëndrrave, sitet arkeologjike, manastiret dhe xhamitë, fshatrat piktoreskë dhe qytetet moderne. / Si Viaggia.it/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Prishja e fundit në Dhërmi: a ka selektivitet “Bregdeti ynë”?

Next Post

Greqia në zi: shuhet Mikis Theodorakis

PorositWeb

Related Posts

“Tajlanda shqiptare” me muzikën në kupë…(!)
TË FUNDIT

“Tajlanda shqiptare” me muzikën në kupë…(!)

8 Gusht, 2024
Bloomberg: Planet e mëdha të Jared Kushnerit në Ballkan
TË FUNDIT

Bloomberg: Planet e mëdha të Jared Kushnerit në Ballkan

8 Gusht, 2024
Turistët që vijnë në Shqipëri, sa “koprracë”!
Kryesore

Turistët që vijnë në Shqipëri, sa “koprracë”!

6 Gusht, 2024
Edhe Santorini bosh!
TË FUNDIT

Edhe Santorini bosh!

6 Gusht, 2024
Një plazh falas në Breg në kohën e “detit të xanun”
TË FUNDIT

Një plazh falas në Breg në kohën e “detit të xanun”

3 Gusht, 2024
Një tjetër destinacion i famshëm i cenuar nga turizmi masiv
TË FUNDIT

Një tjetër destinacion i famshëm i cenuar nga turizmi masiv

28 Korrik, 2024

Comments 3

  1. โอลี่แฟน says:
    2 muaj ago

    539869 646496Thanks for helping out, superb information . 642965

  2. https://sunz.hosting.retech.nz/mostbet-kazino-sajty-zhne-bs-tigushiler-sajty-4/ says:
    4 javë ago

    832357 283019building websites is not only fun, but it can also generate an income for yourself;; 790638

  3. deepseek says:
    3 javë ago

    770193 708637It was any exhilaration discovering your web site yesterday. I arrived here nowadays hunting new items. I was not necessarily frustrated. Your concepts soon after new approaches on this thing have been beneficial plus an superb assistance to personally. We appreciate you leaving out time to write out these items and then for revealing your thoughts. 653506

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.