Tani, që pandemia duket të jetë larguar në krejt rajonin dhe stina turistike është në prag, është gjetur kjo si kohë e dobishme për të zgjuar bashkëpunimin e ngrirë. Një ftesë e ardhur nga z. Fernando Kirigin, kryetar i Bashkisë së Opatisë në Kroaci, e binjakëzuar 5 vjet më parë me Bashkinë e Sarandës, ka bërë kryebashkiakun e Sarandës Adrian Gurma, që, në krye të një delegacioni, të realizojë një vizitë njohëse në Opati, me qëllim rijetëzimin e këtyre marrëdhënieve.
Në mjediset e Bashkisë së Opatisë u realizua pritja zyrtare e delegacionit nga Saranda, ku homologët Kirigin e Gurma shprehën vullnet për të zhvilluar më tej shkëmbimet e nisura 10 vjet më parë mes Opatisë dhe Sarandës, të inicuara nga komuniteti i shqiptarëve të integruar në qytetin kroat.
Në pritjen zyrtare që iu rezervua delegacionit nga Bashkia e Sarandës, ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda, deputetja shqiptare e Parlamentit kroat, Ermina Lekaj Prljaskaj, Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në rajonin e Rijekës, Bashkim Enesi, kryetari i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare, Gani Xharrahi etj.
Kryetari Kirigin i dhuroi Kryebashkiakut Gurma lulen e Kameljas, që është simbol i qytetit të Opatisë, ndërkohë që fotoja e Portës Hyrëse të Onhezmit antik, të stampuar në gur vullkanik , emblema “100 vjet Bashki e Sarandës”dhe manuali i ekspozitës në pikturë “Artistët për Gratë”, ishin suveniret e Kryebashkiakut të Sarandës për homologun e Opatisë.
Me mjaft interes për zgjerimin e spektrit të bashkëpunimit mes Sarandës dhe Opatisë, ishte vizita e delegacionit nga Saranda në Fakultetin e Menaxhimit të Turizmit dhe Mikpritjes, me më shumë se 60 vjet histori, i vetmi me profil të ngushtë turizmin dhe kërkimin shkencor në këtë fushë në Kroaci.
Pjesë e agjendës së aktivitetit të delegacionit ngaSaranda në Opati, ishte edhe shetitja panoramike me anije turistike përreth Rivierës Opatija. Shumë interesante ishte vizita në Parkun Natyror “Uçka” dhe në Qendrën Muzeale Digitale dedikuar pasurisë së florës dhe faunës së këtij Parku, një aset mjaft i rëndësishëm për turizmin vendas, i shtuar një vit më parë. Me shumë vlerë për njohjen e thelluar të historisë dhe të sotmes së Opatisë, ishte guida e qytetit që iu ofrua delegacionit nga Saranda, me ciceron një historian shqiptar rezident në këtë qytet të Kroacisë.
Kryetari Gurma e ftoi homologun e vet kroat Kirigin, të vizitojë Sarandën në një kohë të përshtatshme për të, me dëshirën dhe qëllimin e përbashkët që të programohet intensifikimi i shkëmbimit mes dy Bashkive në fushën e artit, të eventeve lokale, të gastronomisë, mes shkollave profesionale të turizmit, fakulteteve respektive në të dy qytetet etj.
Informuar nga Bashkia
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.