Në fjalimin e saj opozitar në parlament, deputetja e re e Sarandës nën siglën e PD-së, Ina Zhupa, tentoi të godasë qeverinë pikërisht në pjesën e projekteve të saj lokale, turizmit apo bujqësisë.
“Si deputete e Sarandës lexova në program që flisnin me entuzizëm për portet.
Portet ju i keni berë te famshme në Europë për fikjen e radarëve që trafikantët të kalojne drogën të pashqetësuar.
Nga takimet me peshkatarët, punëtorë të Sarandës, dua t’ju bëj me dije qe nuk ka kalatë për ankorimin e anije, nuk ka shkallë për remontin e tyre, detyrohen të shkojnë ne Greqi, taksat dhe tvsh po i mbyt, që janë të detyruar të shkojnë deri në Durrës për të kryer procedurat shtetëtore.
Nëse nuk e dini shkoni në port edhe shikojeni, por shkoni ditën se natën nuk ka drita në port”, tha ajo.
Ceku gjithashtu segmentin Kardhiq – Delvinë, duke u përqëndruar te vonesa e përfundimit.
“Keni rekord me rrugën Kardhiq-Delvinë, një aks qe duhet të përfundonte në vitin 2014, por falë punës tuaj të palodhur nuk ka përfunduar ende sot edhe e listoni me kismet për 2022”.
Ndërsa në pjesën për turizmin, veçoi ujin e munguar 24 orë apo incidentet në plazhe.
“Turizmi në Sarandë është falë bukurisë qe i ka dhënë natyra, dhe punën e palodhur të qytetarëve, ndërkohë qe qeverisja nuk siguron dot në vitin 2021 ujë dhe drita 24 orë. Të tjerat janë luks! Vrasjet për shezllone tregojnë më se qarti si e menaxhoni ju territorin!”
Më tej ajo kaloi te bujqësia, duke thënë se “fermerët e agrumeve në bashkinë e Konispolit nuk kanë parë asnjë subvencion nga ju, asnjë mbeshtetje, në 8 vjet dhe nuk është bërë asnjë investim infrastrukturor që t’i lehtësonte në shitjen e produktit”.
“Askush nuk beson tek ato që thoni ju. As ju vetë, aq shumë keni mashtruar gjatë fushatës sa u detyruat që të ndryshoni drejtuesit politikë që qytetarët mos të kenë mundësi t’ju kërkojnë për ato qe keni premtuar”, pretendoi znj. Zhupa. /sarandacity.al/