Bazuar në një rekord prej 600 000 votash nga udhëtarët nga 168 vende në mbarë botën, organizata e destinacioneve më të mira evropiane (EBD) ka zbuluar listën e saj të vendeve më të bukura të Krishtlindjeve për t’u vizituar në 2023-2024, shkruan Cecilia Rodriguez në një artikull të botuar në të përditshmen amerikane Forbes.
Më shumë se kurrë, udhëtarët duket se tërhiqen nga destinacionet e reja të Krishtlindjeve.
Lista e destinacioneve më të mira të Krishtlindjeve në Evropë e rekomanduar nga EBD iu ndihmon në vendimet tuaja nëse po planifikoni të udhëtoni për festat e fundvitit.
EBD punon në partneritet me më shumë se 350 zyra turistike evropiane dhe rrjetin Eden (Destinacione të qëndrueshme) të krijuara nga Komisioni Evropian për të promovuar diversitetin e turizmit në Evropë.
“20 destinacionet e Krishtlindjeve të përzgjedhura nuk ofrojnë vetëm rrugica shtëpish, por edhe ngjarje kulturore dhe artistike me koncerte, punëtori krijuese, dritat e Krishtlindjeve, fishekzjarre, shfaqje, sheshe patinazhi në akull dhe janë të përkushtuara ndaj qëndrueshmërisë duke ofruar ushqime dhe produkte artizanale vendase”, tha EBD.
Vendet fituese do të promovohen gjatë gjithë vitit me titullin “Destinacioni më i mirë evropian i Krishtlindjeve”.
Kjo është hera e parë që Saranda shfaqet në renditjen e destinacioneve më të bukura të Krishtlindjeve në Evropë.
Saranda është një qytet modern, i ri, dinamik dhe një destinacion perfekt gjatë gjithë vitit për pushime me diell apo me borë.
Festa e Krishtlindjeve në Sarandë e shndërron shëtitoren e qytetit në një vend të çudirave dimërore nga data 6 dhjetor deri më 2 janar.
Me dekorime vezulluese, një pemë të bukur Krishtlindjesh, shesh patinazhi, karusel, kasolle druri dhe skena për muzikë dhe evente, ofron një atmosferë festive dhe të veçantë.
Vizitorët mund të shijojnë kuzhinën lokale, zanatet lokale dhe produktet rajonale së bashku me një program të pasur koncertesh, shfaqjesh dhe një paradë të Santa-dhe-Elves, duke e bërë atë një destinacion magjepsës pushimi.
Më poshtë vijojnë destinacionet më të mira evropiane (EBD) me atmosferën më të bukur të Krishtlindjeve për t’u vizituar në 2023-2024.
- Budapest, sheshi i Bazilikës
- Kraiova, Rumani
- Metz, Francë
- Poznań, Poloni
- Montbeliard, Francë
- Riga, Letoni
- Govone & Asti, Itali
- Birmingham, Angli
- Madeira, Portugali
- Valkenburg, Holandë
- Bruksel, Belgjikë
- Trier, Gjermani
- Edinburg, Skoci
- Vjenë, Austri
- Sarandë, Shqipëri
- Londër, Angli
- Dresden, Gjermani
- Pragë, Republika Çeke
- Bruges, Belgjikë
- Mançester, Angli
priligy cvs brompheniramine and ziconotide both increase sedation