Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Sarandë – NJVKSH bën me dije se në 9 qendrat shëndetësore, 224 persona të moshave mbi 70 vjeç u vaksinuan ditën e diel me vaksinën kineze Sinovac.
Ndërkohë nga NJVKSH Delvinë mësuam se në 4 qendrat shëndetësore, ndërsa procesi i vaksinimit ka vijuar sipas çdo rregulli dhe pa asnjë problem, të dielën u vaksinuan 160 persona mbi 70 vjeç. Vaksinimet vijojnë…./sarandacity.al/