Kanë kaluar ditë të sikletshme një çift kosovarësh akomoduar në një prej hoteleve në segmentin Turizëm – Çukë, pikërisht në President Rezidencë, pasi pasaportat e tyre (ose pasoshat), iu humbën në plazh. Kjo i bëri që në anullonin tragetin dhe avionin në Korfuz, pasi ishin me banim në Europë, e të niseshin drejt Kosovës për pasosha të reja. Por ja, falë pronarëve të hotelit ku ndenjën, ato u gjetën. Ishin këta të fundit, të cilën shkuan aty ku mendohej se ishin humbur dhe bën të mundur gjetjen. Në një prej zyrave postare të Sarandës, mbërritën në mesditë të dy pasaprtat përkatëse, gati për t’u nisur te të zotët, me buzqeshje të kthyer tashmë.
Kjo është një prej rasteve ku sende të humbura apo të harruara, iu kthehen pushuesve, kudo që ata të ndodhen.
Një prej tyre është harresa e një suveniri nga një turist australian, të cilit i është nisur pikërisht në Australinë e largët sendi i blerë por i harruar në Sarandë.
Suvenire, ora, sende të ndryshme, ndonjë dokument apo dhe para, ndodh shpesh të harrohen prej pushuesve ngamos, por sipas zyrës postare që merret me kthimin e tyre, ka një prirje të dukshme që të kthehen nga atje ku janë harruar, në këtë rast hotele apo vende të tjera akomoduese.
Dhe ky fundsezoni ka shënuar rekord të këtij fenomeni, pasi është fjala për gati 10 kthime sendesh në ditë, pasuar nga falenderime të shumta, të llojit: kjo që ndodh në Sarandë, rrallë ndodh tjetërkund!. /sarandacity.al/