Saranda sapo ka nisur të përfshihet në atmosferën e festave të nëntorit, duke nisur atë që do jetë “Java e Flamurit”, mbushur plot aktivitete.
Fillimisht, nga kryebashkiaku Gurma është publikuar starti i kësaj jave, i cili ka patur si protagonist nxënës të një shkolle.
“Nxënës të shkollës 9-vjeçare ‘Shefqet Sulejmani’ ishin të parët që u përfshinë në veprimtaritë e organizuara nga Bashkia e Sarandës në kuadër të JAVËS SË FLAMURIT.
Ata vizituan Muzeun e Traditës, ku historiani Xheladin Beqiri, ‘Mjeshtër i Madh’, u tregoi për traditat patriotike e liridashëse të qytetit.
Piktori Lefter Çeko ju prezantoi këto tradita, të shprehura me punët e ekspozuara të artit pamor në galerinë ‘Art-Saranda’, dhe aktorët Qendrës Kulturore benë një etyd me poezitë dedikuar Pavarësisë dhe Çlirimit”, shkruan i pari i qytetit. /sarandacity.al/