Është shuar afër të 70-ve Haki Spaho, aktori i njohur i humorit i Estradës së Sarandës, me afro 40 vjet karrierë në trupën e saj.
Ka qenë një ishemi celebrale që i ka marrë jetën një prej ikonave të humorit sarandiot, i njohur për mimikën e veçantë, artikulimin ngacmues dhe lojën krejt të natyrshme.
Krijues i qindrave roleve, një galeri e pasur personazhesh ndër vite, Haki Spaho ishte një talent i lindur, pa nevojën e një shkolle teatrore, pasi ishte vetë një shkollë aktrimi.
Kësisoj, ai erdhi nga trupat amatore, më saktë nga Parku Automobilistik, duke bërë që paevitueshëm të niste një karrierë si profesionist në Estradë, duke luajtur krah atyre me diplomë në aktrim, pa asnjë diferencë në cilësi aktoreske.
Mungesa vitet e fundit e shfaqjeve të Estradës së Sarandës, ishte njëherësh dhe një mungesë e shijimit të lojës së Haki Spahos dhe gajasjeve prej tij. Ai doli në pension para katër vjetësh, ndërkohë që më parë bëri një kalim nga estrada në Teatrin e Kukullave.
Ai bënte një jetë të thjeshtë qytetare, i apasionuar dhe pas peshkimit, sidomos dhe pas ndonjë gote, duke përcjellë në publik rrezatimin e një njeriu me sens artistik edhe në sferën e marrëdhënieve shoqërore. /sarandacity.al/
171287 551033Yay google is my king assisted me to uncover this outstanding site! . 329912
446835 486104Hello, Neat post. Theres an concern together along with your web site in web explorer, may check this? IE nonetheless is the marketplace leader and a huge component to folks will omit your excellent writing because of this problem. 372184