I ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, aktori i njohur sarandiot i humorit, Albano Bogdo, si rrallëherë foli për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, Jonidën, duke treguar si janë njohur dhe si i ka propozuar për martesë.
“E kam njohur nëpërmjet motrës së saj, pra kunatës sime të cilën e kam patur shoqe dhe na ka prezantuar. E poshtra, e dinte çfarë vajzash më pëlqejnë mua dhe na prezantoi”, tregoi Albano.
Për propozimin, aktori tregoi: “Ishte ditëlindja e saj dhe unë qëllimisht nuk i bërë asnjë surprizë, as kur vajti ora 12, nuk isha në shtëpi. Bëra sikur e harrova, sinqerisht ia prisha ditëlindjen.
Të nesërmen, dolëm për darkë bashkë me prindërit e mi. Kur u kthyem në shtëpi, unë po i kërkoja falje që nuk ia mbajta mend ditëlindjen dhe i thashë: ‘Do të të ulem në gjunjë që të më falësh?’ U ula në gjunjë dhe nxora unazën. Ajo e pa dhe pyeti: ‘Po kjo ç’është?’ ‘Dhurata për ditëlindjen është dhurata për të gjithë jetën…”. /sarandacity.al/