Në prag të sezonit të ri turistik, kryeministri Rama ka përcjellë një njoftim “të bezdisshëm” për ata që presin të bëjnë para me mjete lundruese.
Ai thotë se duke filluar nga motorët e ujit, motoskafët e anijet turistike, duhet të pajisen me certifikatë nga Ministria e Turizmit, pasi në të kundërt, do të gjobiten, bllokohen apo edhe konfiskohen.
“Me sezonin e ri turistik, i cili këtë vit po afrohet më shpejt dhe edhe më i mbarë se i shkuari, Operatorët e Turizmit Detar duhet medoemos të çertifikohen zyrtarisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Aplikimet janë të hapura për të gjitha subjektet që ofrojnë mjete apo aktivitete lundrimi për qëllime turistike duke nisur nga motorët e ujit dhe deri tek motoskafët e anijet turistike, të cilat jo vetëm do të gjobiten, po edhe do të bllokohen e do të konfiskohen në rast mungese të çertifikatës përkatëse. Informohu dhe apliko në kohë!”, shkruan Rama.
Kujtojmë se sezonin e lënë pas një ngjarje e rëndë ndodhi në Himarë, me një skaf që i morri jetën një 6-vjeçareje. /sarandacity.al/