Nr. 2 i Financave, zv.ministri Besart Kadia, tha në Open në TCH se Shqipëria këtë sezon kaloi pritshmëritë në ardhjet turistike.
“Në vitin 2019, sipas disa statistikave mbi 40 % të operatorëve turistikë mendonin se kthimi i aktivitetit 2019 do të kthehej në vitin 2022, pas dy vitesh.
Ajo çka ndodhi këtë vit ishte një surprizë pozitive që Shqipëria u kthye në vëmendje të turistëve të huaj, kjo e vënë re nga statistikat e hyrjes në kufi por edhe statistikat e Instat.
Ka patur një rritje mbi pritshmëritë edhe të qeverisë edhe operatorëve. 2.4 herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, janar-korrik 2021 është katër herë më e lartë.
Duke u krahasuar me vitin 2019 jemi me të njëjtat shifra, me 300-400 mijë më pak, por duhet pritur edhe muaji gusht që është mbi pritshmëritë. 2019 ishte kulmi i trendit në rritje, por fakt është edhe ndryshimi i sjelljeve”, tha Kadia. /sarandacity.al/