Në zonat turistike do të ketë teste të shpejta që arrijnë të dallojnë nëse një qytetar është i infektuar me COVID-19, paralajmëroi ministrja e Shëndetësisë, Dr. Mira Rakacolli.
“Organizimi shërbimit shëndetësor gjatë periudhës turistike është një nga prioritete që ka ministria jonë e shëndetësisë dhe natyrisht që tashmë prioritet është dhe pandemia.
Një element për të vendosur nëse një i sëmurë që paraqet shenja, është COVID apo është dicka tjetër, është rapid testi, kështu që padyshim që edhe rapid testet do të jenë të pranishme ne Qendrat Shëndetësore për t’u përdorur atëherë kur mjekët e gjykojnë të rëndësishme për të bërë diagnozën diferenciale”, u shpreh Rakacolli.
Ajo kërkoi që të mos ecej me idenë e se COVID-i po ikën.
“Po krijohet një lloj vetkënaqësie sikur pandmeia ka mbaruar, nuk ka mbaruar, nuk duhet të genjehemi akoma nuk ka mabruar. Duhet të vazhdojmë të zbatojmë me rigorozitet masat.
Vetëm nëse do të vazhdojmë të zbatojme me rigorozitet masat ashtu si ne rekomandojmë, do t’ia dalim me sukses do të kalojmë një verë të qetë e me më pak restriksione siç kemi kaluar verën e kaluar dhe me sa po jetojmë tani”, tha nr.2 i shëndetësisë në një intervistë për A1 Report. /sarandacity.al/