Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Sezoni po ikën, pikëpyetja e madhe mbetet: pafuqia ndaj terrorit muzikor të privates mbi publiken

by PorositWeb
22 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Sezoni po ikën, por një pikëpyetje e madhe mbetet; ajo e pafuqisë, sigurisht të shtetit, për t’i vënë fre një dhunimi akustik që privati ia bën publikut me medemek muzikë, në fakt një palo muzikë, e destinuar për nivele mjerane kulturore. Ndodh kjo në çdo orë ditës, por sidomos në mbëmje, ku eteri mbi Gjirin e Sarandës shndërrohet në një kakofoni gati torturuese. Veç ca lokale dhe me shërbim diskoje, ligjin e bëjnë ato, anijet shëtitëse.

Në një shoqëri me rregulla, është publikja ajo që prevalon mbi privaten e jo e kundërta. Ose ose, ka një ekulibër mes të dyjave. Por ç’ndodh: te ne është privati që jo prevalon por kalëron mbi publiken.

Dhe që të jemi të qartë, muzika që vjen nga anijet, ose dhe ajo nga lokalet, është thelbësisht një interes pivat. Me anë të muzikës ata synojnë të fitojnë. Që do të thotë pra se synojnë të fitojnë duke hyrë në sinoret e publikes.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ata, muzikën duhet ta kenë brenda sinoreve të tyre, pa ia imponuar publikut. Kaq. Fitojnë a s’fitojnë më pas është çështje e tyre. Publiku s‘është aksioner në biznesin e tyre.

Këtë duhet ta kuptojnë mirë ata që qeverisin qytetin, që menaxhojnë sezonin. S’mundet që privati të bëjë ligjin si ta dojë dhe kur ta dojë me mrrokllat e DJ-ve, duke dhunuar hapur dhe pa asnjë sens mase publikun.

Kush të dojë të ngrejë muzikën, të bëjë biznes me të, le ta bëjë larg publikes, më saktë aty ku duhet të dominojë interesi publik.

Grykësia për fitime dhe derexhja kulturore e ca privatëve, ku për trishtim bëjnë pjesë dhe ca individë apo familje me staturë qytetare, së paku së jashtmi, pra e jo vetëm ca ta ardhur nga qytete të tjera për t’a mjelë Sarandën në tre muaj, s’mund t’i rrëmbejë pjesës tjetë me përdhunë të drejtën për qetësinë e mbrëmjes e jo batërdinë e tyre fonike. /sarandacity.al/

 

Tags: Kryesore
Previous Post

Shishqebap dhe kukurec në një promovim ndryshe të Delvinës

Next Post

A ka dështuar Rilindja Urbane në Delvinë?

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 1

  1. บาคาร่าวัววัว เล่นยังไง says:
    2 muaj ago

    266899 161820I just now discovered your blog post and now Im remember to start with followers. 388676

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.