Butrinti e nisi me fitore sezonin, siç dhe e përfundoi, me triumfin final, ngjitjen në Kategorinë e Parë.
Me rezultatin minimal 1-0, sarandiotët mundën pogradecarët, ndërkohë që sfidën e radhës e kanë me dibranët e Korabit, të cilët tre sezone më parë do ngjiteshin dhe në Superiore.
Ndërsa 16 km më tutje, Delvina e rënë në të tretën vijon stërvitjet ditore, por që duhet të presë marsin për t’i luajtur ndeshjet e saj të sezonit, pasi bëhet fjalë vetëm për 6 skuadra.
E treta është e dhimbshme dhe në këtë pikë, pasi s’të jep mundësinë të luash rregullisht përgjatë sezonit.
Ndërkohë, lojtarët e Bistricës po hedhin sytë në ekipe të tjera për t’ia dhënë vetes këtë shans, derisa të trokasë marsi për ta veshur sërish fanellën e zemrës. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?