Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Shërbime të reja pa emrat e vjetër: ku janë “Kristo Kalivopulli” dhe “Stefan Mekshi” dhe pse Materniteti i ri s’u quajt “Vedat Beqi”?

by PorositWeb
28 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Materniteti i ri dhe Urgjenca e re, nuk i kanë më emrat e vjetër të tyre, përkatësisht Kristo Kalivopulli dhe Stefan Mekshi.

Në rastin e parë, drejt ambienteve të reja u zhvendos vetëm busti i ish-mjekut të njohur. Por në godinën e re asgjëkundi në hyrje të saj nuk figuron emri i tij. Si dhe te Urgjenca gjithashtu. Në hyrje të tyre janë të shkruara vetëm ato çfarë përfaqësojnë si shërbime– Urgjenca dhe Maternitet.

Nuk dihet nëse kjo është thjesht një harresë apo vendim që këto dy shërbime spitalore të mos mbajnë më emrat e vjetër. Apo është lënë për një kohë tjetër vënia e tyre në fasadë.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ndërkaq, për Maternitetin ka ekzistuar një kërkesë që t’i vihej një tjetër emër, ai i gjinekologut emblemë Vedat Beqi. Këtë e kërkoi bashkëshortja e tij me banim në SHBA. Por përgjigja që iu dha ish-kryebashkiakja Floriana Koka, ishte kjo:

Përgjigje kërkesës suaj për nderimin e emrit të Dr. Vedat Beqi                       

Drejtuar: Znj. Hasije Beqi, 119 Old Essex Road Manchester by the Sea Ma 01944, A M E R I K Ë

E nderuar zonja Hasije!

Ju përshëndes dhe ju komplimentoj për faktin që ju jetoni me Sarandën edhe duke jetuar në Amerikë. Vlerësoj pozitivitetin që gjeta në çdo rresht të letrës suaj, drejtuar mua, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë dhe ju falenderoj për urimet e sinqerta e shpirtërore që gjeta në këtë letër.

Më lejoni të shprehem se nuk i heq asnjë presje karakterizimit që ju bëni për të ndjerin bashkëshortin tuaj, Vedat Beqi, mjekun e talentuar e të nderuar nga e gjithë Saranda.

Kontributet e tij të jashtëzakonshme dhe sakrificat e bëra në disa dekada, përbëjnë një histori suksesi, në emër dhe në në shërbim të përtëritjes së jetës.

Jam plotësisht dhe shpirtërisht me të njëjtin mendim që ju shprehni: që emri i Dr. Vedat Beqit nuk pranon pluhur harrese por meriton të shkruhet diku me gërma të mëdha.

Absolutisht bashkohem me konsideratën se gjurmët e tij si mjekt pasionant, si profesionist i mirë dhe si drejtues skrupuloz, janë pjesë e memorjes së këtij qyteti. Ato janë të pashlyeshme nga kujtesa e familjeve sarandiote dhe të lidhura me dekadat kur mjekësia plotësonte mungesën e aparaturave me dashurinë e mjekëve për profesionin dhe për njeriun, me përgjegjshmërinë e lartë për detyrën humane dhe profesionalizmin e tyre.

Nuk ka asnjë dyshim se Dr. Vedat Beqi ishte njeri prej tyre, ivlerësuar nga komuniteti po aq sa edhe nga rrethet shkencore të kohës, brenda e jashtë vendit. E gjitha kjo është një konsideratë e padiskutueshme dhe konstatoj me kënaqësi, e gjithëpranuar. Nga ana tjetër, më vjen keq për pamundësinë reale që institucioni i Shtëpisë së Lindjes në Sarandë, të mund të mbajë emrin e Dr. Vedat Beqit.

Kërkoj gjithë mirëkuptimin tuaj për ta pranuar njësoj si unë argumentin se vetëm në pikëpamje ndërtimore, ky institucion është i ri dhe është duke u ngritur si pjesë e korpusit spitalor të qytetit të Sarandës.

Në përmbajtje, në funksione dhe në çdo element tjetër që ai bart, është institucioni ekzistues, pa bërë përjashtim nga kjo as emërtimi që mban prej vitesh dhe i njohur zyrtarisht si ‘Shtëpia e Lindjes Kristo Kalivopulli’. 

Duke uruar çdo të mirë për Ju e familjen, ju falenderoj për mirëkuptimin”, përfundon përgjigja e ish-kryebashkiakes Floriana Koka. /sarandacity.al/

 

 

Tags: Kryesore
Previous Post

Fevziu: udhëve të Konispolit, deri në kufi, me kryefjalë Çamërinë

Next Post

Sërish nga aksidenti në Muzinë: çifti nga Skrapari që s’mbërriti dot në Sarandë

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 2

  1. bible study says:
    4 javë ago

    162835 772124What a lovely weblog. Ill definitely be back. Please preserve writing! 877917

  2. เครื่องทําสเลอปี้ says:
    3 javë ago

    369795 221883I dont normally check out these types of web sites (Im a pretty modest person) – but even though I was a bit shocked as I was reading, I was definitely a bit excited as properly. Thanks for making my day 705206

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.