Saranda u gdhi këtë të mërkurë me dallndyshen e parë që lajmëron ardhjen e pranverës e në vijim verës turistike: një kroçerë prej së cilës zbarkuan me dhjetra turistë, të cilët vizituan qytetin.
Një pamje e munguar në muajt e dimrit, rikthyer këtë pranverë ende të freskët, na përcjell ndjesinë e sezonit që po afrohet, ku asi gjigandësh të lundrimeve turistike detare do jenë të zakonshme në Gjirin e Sarandës.
Të dhënat për këtë kroçerë i ka dhënë kryebashkiaku Gurma,m duke shkruar: “Norwegian Star Cruise, sot në Sarandë. Me rreth 2200 turistë në bord, kryesisht amerikanë, që kanë zgjedhur të vizitojnë Sarandën dhe atraksionet”. /tesheshi.com/