Peshkimi, një profesion, zell apo sport vetëm mashkullor; askush nuk mendon se dhe ndër femra ekziston dëshira për të peshkuar.
Por ja, në bregdetin e Sarandës shfaqet e para femër, një mesogrua, e cila mban kallamin ngrehur, pasi e ka pajisur karemin me ushqimin e nevojshëm të gënjeshtërt për (tru)peshqit e detit.
Nuk dihet cila është, në është qytetare e Sarandës apo e ardhur nga diku.
E vetmuar, ajo shijon detin, diellin dhe aftësinë për të nxjerrë peshkun nga detit, si ushqim apo si trofe aftësie, se dhe ajo, një femër, mund të jetë një peshkatare e aftë. /sarandacity.al/
https://youtu.be/MnTVZldj4SQ