Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Shkencëtarët i përgjigjen pyetjes: a shkakton vaksina mutacione të virusit?

by PorositWeb
13 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Funksionet e sakta të mutacionit Delta nuk janë hetuar shkencërisht deri më tani. Deri më tani, dihet që ky mutacion lejon që virusi të lidhet më lehtë me qelizat njerëzore dhe të shmangë disa reaksione imune, thotë Dipti Gardasani, profesioni i të cilit është epidemiologjia klinike, dhe punon në Universitetin Queen Mary në Londër.

Dhe Peggy Rize nga Qendra Helmholtz për Kërkime Infektive në Braunschweig thotë se lloji Delta çon në një ngarkesë më të lartë të virusit, shkruan Deutsche Welle.

Çfarë është “ikja nga imuniteti”?

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kur një virus shndërrohet në një variant që është më rezistent ndaj antitrupave të shkaktuar nga një sëmundje ose vaksinë e mëparshme, atëherë flitet për “evazion imunitar” ose “ikje nga imuniteti”. Në këtë mënyrë, njerëzit mund të infektohen dhe madje të sëmuren pavarësisht nga një vaksinë ose një sëmundje e kaluar.

 A është Delta e tillë?

Delta është më ngjitës por gjithashtu ka veti “evazion imunitar”.

“Mutacioni zvogëlon efektivitetin e disa antitrupave dhe kështu aftësinë e sistemit imunitar për të njohur sëmundjen,” thotë imunologu Georg Berens, profesor në Shkollën Mjekësore në Hanover. “Por nuk është evazion i vërtetë imunitar akoma”, shton Peggy Rize.

E gjithë kjo do të thotë që mutacioni nuk është aq i fortë sa vaksinat ekzistuese do të ishin të padobishme. Përkundrazi, hulumtimet tregojnë se lloji delta është disi më rezistent ndaj vaksinave, por që vaksinimi i plotë siguron mbrojtje jashtëzakonisht të fortë kundër këtij varianti.

A shkakton vaksina mutacione të virusit?

Virologu Friedemann Weber nga Universiteti i Giessen thotë se mutacionet nuk mundësohen nga njerëz të vaksinuar, por nga ë pavaksinuar.

“Ishte tek njerëzit e infektuar që u krijua një shtresë e re si ‘ikje nga imuniteti’.”

Ky ekspert gjerman tregon përvojat në Indi, Brazil dhe Afrikën e Jugut, ku ndodhën mutacione aktuale, pasi përqindja e vaksinuarve ishte jashtëzakonisht e ulët.

Virusi ishte shumë i përhapur në kohën e mutacionit. Sipas Weber, virusi përdor sistemin e dobësuar të mbrojtjes së trupit për t’u përshtatur.

Për më tepër, nëse teza se vaksinat shkaktojnë mutacione është e saktë, atëherë lloje të reja të virusit do të duhej të shfaqeshin në vendet që kanë një numër të madh të vaksinuarish, për shembull, në Izrael.

“Ky nuk është aspak rasti. Mutacionet në virus ndodhin në vendet ku nuk ka ende një përqindje të lartë të njerëzve të vaksinuar dhe ku ka shumë njerëz në një zonë të vogël,” shpjegon Peggy Rize.

George Berens thotë se teorikisht ekziston një mundësi që vaksinat të ushtrojnë presion imunitar ndaj virusit dhe se ai pastaj përpiqet të shmangë presionin me mutacione. Ai shton se virusi aktualisht prek vetëm një popullsi pjesërisht të vaksinuar, kështu që disa kanë një përgjigje imune dhe të tjerët jo.

“Kjo është ajo që i pëlqen virusit, ndaj mund të formohen lloje të tjera. Kështu trajnohet virusi”, thotë Behrens.

Në përgjithësi, vaksina rrallë mund të çojë në mutacione dhe të promovojë përhapjen e një lloji të ri. Mutacionet e rrezikshme ka shumë më shumë të ngjarë të ndodhin atje ku virusi mund të përhapet pa pengesa dhe shpejt.

Pra, a janë vaksinat shkaku i llojit Delta?

Përjashtohet që lloji Delta të jetë krijuar në bazë të vaksinave. Konkretisht, ky mutacion u regjistrua në tetor 2020 në shtetin federal indian të Maharashtra. Dhe vetëm në janar 2021, qytetarët e parë u vaksinuan në Indi – tre muaj pas shfaqjes së llojit Delta. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Reportazhi: Pse serbët po marrosen pas Ksamilit

Next Post

E fundit nga Kakavija: Kujdes me paratë e padeklaruara!

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 2

  1. Learn more says:
    3 muaj ago

    638758 573407Depending on yourself to make the decisions can really be upsetting and frustrating. It takes years to build confidence. Frankly it takes more than just happening to happen. 388165

  2. โรงงานซักผ้า says:
    2 muaj ago

    684886 355871Wonderful info a lot of thanks sharing and reaching us your subscriber list. 496763

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.