Shoqata e Hidrokarbureve ka reaguar pas rritjes së çmimeve të naftës që dje arritën rekordin e 230 lekë për litër, nga 192 lekë në fillim të javës.
Në deklaratë thuhet:
“Duke ndjekur me preokupim situatën e luftës ne Ukraine dhe krizen qe po e shoqeron ate ne mbare globin, shprehim shqetesimin tone per sulmet e padrejta qe i drejtohen sektorit te tregtimit te karburanteve te cilat behen pa nje analize te plote dhe te thelluar te gjendjes aktuale te krizes se cmimeve te lendeve te para ne te gjithe boten, ku dhe Shqiperia pa dyshim nuk mund ti rri larg ketyre efekteve.
Ne fakt, te gjitha vendet sot, ku cdo ekonomi eshte e integruar me njera tjetren, po perballen me nje inflacion ne rritje e qe ka pesuar nje rritje te pa pritur e te metejshme sidomos ne 10 ditet e fundit me ngjarjet e Ukrahines. Nje nga sektoret e goditur me shume eshte ai i energjise ne teresi kryesuar nga karburantet dhe gazi. Per vete specifiken e zonave ku shtrihen burimet kryesore per kete sektor lidhur me vendin tone sqarojme konsumatoret dhe te gjithe opinionin publik:
Se pari, furnizimi i tregut eshte i garantuar per vete pergjegjesine e operatoreve perpara konsumatorit jo vetem me rezervat ligjore 90 ditore por dhe ne vazhdim pasi operatoret e kesaj fushe qe ne fillimin e kesaj krize kane arritur te shkepusin furnizimin nga kompani qe burimet i kishin nga Rusia drejt atyre kompanive qe kane burime nga vende te tjera kryesisht arabe.
Se dyti, cmimet nga bazat grosiste dalin cdo dite me bursen korente dhe marrin rritje graduale te koordinuar me rezervat qe ka gjendje ne pikat e karburantit me furnizimin e ri, por fatkeqesisht rritja e cmimeve ne burse javen e fundit ka qene galopante (sqarojmë se rezerva tre mujore qe mbahen si mbas ligjit është gjithnjë ne depo fizikisht, por çmimi kurrë nuk mund te mbyllet ose fiksohet vetëm në ditën që hidhet në treg për konsum).
Se treti, çmimet vërtetë kanë arritur rekord historik dhe krahasohen me krizën e viteve 70-te por kush dëshiron vërtetë të kuptojë qartë që jemi jo në një krizë, por në një luftë në zemër të eksportit botëror të karburanteve dhe siç mund të kemi akoma rritje ashtu mundet qe situata dhe te qetesohet. Ne afat shkurtër 3-4 muaj me shume siguri është, se presioni do rritet mbi vendet e Opec per te hedhur ne treg sasite e munguara te Rusise, keshtu qe kompanitë botërore dhe si rrjedhoje edhe ato shqiptare do gjejnë rruge dhe marrëdhënie te reja e cila do sjelli stabilizimin e çmimeve“, përfundon deklarata. /Monitor/