Siç do ketë shkollë për barinj (Akademi), pritet të ketë një shkollë dhe për peshkatarë, shpallur kjo nga kryeministri Rama, si nevojë e këtij sektori.
“Na duhet një shkollë. Po keni problemin e specialistëve të nivelit të lartë. Na duhet të ndërtojmë shkollën profesionale që të jetë në ndritim të industrisë që të jetë e lidhur me praktikën.
Të gjitha dijet që merren për shkak të hapjes me botën duhet të vijnë këtu nëpërmjet shkollës dhe të kemi një gjeneratë të re që do të marrë stafetën nesër në drejtimin e anijeve.
Nuk mund të vazhdojmë kjo histori që gjithë ajo struktura drejtues teknike e flotës teknike të jenë turq e egjiptianë aq më tepër që pagat e kapitenëve janë më të larta se pagat e ministrave. Edhe për shkollën do të punojmë.
Brenda vitit të ardhshëm duhet të hapim themelet,” deklaroi Rama në paraqitjen e Buxhetit 2022 për sektorin e Peshkimit. /sarandacity.al/