Shqipëria bëhet anëtare e Konventës kuadër për etikën në turizëm.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se qeveria miratoi projektligjin me të cilin Shqipëria bëhet anëtare e Konventës kuadër për etikën në Turizëm.
“Konventë e propozuar 2 vjet më parë nga Organziata Botërore e Kombeve të Bashkuara për Turizmi. Është e rëndësishme në kuptimin që përcaktohen disa standarde që kanë të bëjnë me etikën, që nga operatorët turistikë, sindikatat, deri tek shërbimet e ofruara nga shtetet palë të kësaj Konvente”, theksoi ajo.
“Sigurisht që ne krenohemi me shifrat e larta të viteve të fundit në turizëm, por nuk mund të mjaftohemi me aspektin sasior. Na duhet të ngremë lart cilësitë. Dhe të qenit palë e kësaj Konvente, është një detyrim për të gjithë operatorët në terren, që nga ata publikë deri tek sektori privat, për të respektuar disa standarde që kanë të bëjnë me profesionalizmin, por edhe disa standarde të tjera që bëhen të rëndësishme në këtë periudhën kovidiane, nëse mund ta quaj kështu, që ka dëmtuar mjaft sektorin e turizmit, duke komunikuar me të njëjtët kod normash dhe standardesh me vendet e tjera, ku dërgojmë turistë, ose prej të cilave marrim turistë”, nënvizoi Kumbaro.
“Sigurisht, theksoi Kumbaro, nuk mjafton me kaq. Pas miratimit sot nga Këshilli i Ministrave, do të vazhdojmë me prezantimin e këtij projektligji në Kuvendin e Shqipërisë, me ratifikimin e tij për ta bërë Shqipërinë me të drejta, por sidomos me detyrime të plota, përkarshi vendeve të tjera me të cilat jemi së bashku në Organizatën Botërore të Kombeve të Bashkuara për Turizmin”. /atsh/
385458 735900Depending on yourself to make the decisions can actually be upsetting and frustrating. It takes years to build confidence. Frankly it takes more than just happening to happen. 23331
216119 252480What is your most noted accomplishment. They might want excellent listeners rather than excellent talkers. 564366
38545 409956Over and over once again I consider these concern. As a matter of fact it was not even yesterday that I last thought about it. To be honest, what is your thought though? 100095
686603 107331Wonderful assist from this weblog! Thanks alot for the information I necessary 42677