Kryeministri Rama u shpreh tha se, “kontrolli mbi territorin, mbi trafiqet dhe mbi kufijtë, do të kalojë në nivelin e teknologjisë dhe do të hiqet nga duart e atyre që kontrollojnë me sy”.
Për këtë arsye, sipas tij, Shqipëria vitin tjetër do të dërgojë satelitë në orbitë.
“Shqipëria do të dërgojë satelitët në orbitë, jo në mandatin tjetër por vitin tjetër. Dy satelitë, të emërtuar “Albania one dhe Albania two”, në orbitë të cilat do të monitorojnë territorin dhe do të evidentojnë veprimtaritë e kundraligjshme”, tha i pari i qeverisë.
Duke iu drejtuar opozitës me këtë rast, ai shtoi: “Na keni lënë një situatë që patjetër do kohë, durim, për të pastruar këtu e atje, s’mbaron, por ne shohim shumë larg”. /sarandacity.al/